Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real, PSG dhe Juventus po studiojne mega-shkembimin ndermjet tyre: edhe Icardi ne operacion

Real, PSG dhe Juventus po studiojne mega-shkembimin ndermjet tyre: edhe Icardi ne operacion
Inter Club Staff

Emri i Mauro Icardit eshte i pari qe qarkullon ne ambjentin e Interit kur fillon te diskutohet per merkaton e ardhshme. 

Rreth tij ka shume pikepyetje kur vjen puna tek e ardhmja sepse ka shume lajme kontradiktore qe vijne cdo dite: do te rikhehet ne Itali? Do te qendroje ne France tek PSG? Apo me se fundi, a do te transferohet ne Premier League.

Gjithesesi per te dhe te ardhmen e tij ka folur sot e perditshmja torineze Tuttosport e cila shkruan se ai mund te futet ne nje mega-operacion merkatoje qe pritet te perfshije tre skuadra.

Sipas tyre, nje “xhirim” merkatoje emrash te medhenj mund te trazoje tre realitete te medha te futbollit europian si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Juventus.

Hipoteza sipas tyre eshte kjo: PSG do te bleje lojtarin nga Interi per ta shitur me pas tek Juventusi. Kjo do te ndodhe sepse Interi nuk deshiron ta shese lojtarin tek torinezet dhe se Juventusi mund te perdore PSG per te arritur tek ai.

Me pas, ne kembim PSG do te merte Miralem Pjanic. Ne kete pike, futet ne loje edhe Verratti i cili do te perfundonte tek Real Madrid.

Kjo mendohet se eshte menyra e zgjedhur nga Icardi, Wanda dhe Paratici per transferimin e ish-kapitenit te Interit ne Torino.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.