Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fizik, talent dhe kartoni ne pronesi te Barcelones: nje emer teresisht i ri ne axhenden e Marottes nga Spanja

Fizik, talent dhe kartoni ne pronesi te Barcelones: nje emer teresisht i ri ne axhenden e Marottes nga Spanja
Inter Club Staff

Ka nje emer te ri per merkaton e Interit qe mund te perfshihet ne menyre surprize ne marreveshjet ndermjet Interit dhe Barcelones.

Sipas asaj qe tregon ne Spanje Mundo Deportivo, ne fakt, zikalterit duket se kane nje ide te re dhe kane vendosur ne shenjester Emerson Aparecido Leite De Souza Junior apo si njihet nga te gjithe si Emerson, talent dhe lojtar i krahut te djathte qe luan tek Betis Sevilla.

Ai eshte i huazuar nga Barcelona dhe kombesia e tij eshte braziliane. Interi po shikon me kujdes situaten e tij duke qene se hyn ne parametrat e zikalterve.

Ai eshte nje talent i madh me nje fizik per tu pasur zili dhe ka zhvilluar paraqitje mjaft te mira duke terhequr vemendjen edhe te klubit te Tottenham te drejtuar nga Jose Mourinho.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij ne kete moment eshte diku tek 18 milione euro. Perpara se te shperthente pandemia, ai kishte prekur edhe 20 milionshin.

Nderkohe, Barcelona po mendohet se cfare te beje me te ardhmen e tij duke pare se pritet te largohet edhe Semedo.

Tre gola dhe 5 assist per te deri me tani tek Betis. Emerson ka qene me te vertete nje nga me te miret deri me tani dhe ka debutuar madje edhe me kombetaren e madhe te Brazilit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.