Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,127 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Regina Baresi: “Tek Milani nuk do te luaja. Pastaj ata luajne ne Serie C. Kam idhull Palacion. Icardi…”

Regina Baresi: “Tek Milani nuk do te luaja. Pastaj ata luajne ne Serie C. Kam idhull Palacion. Icardi…”
Redi Asabella

Regina Baresi, vajza e zevendes trajnerit te Inter-it Beppe Baresi, dje ne darke ishte e ftuar tek emisioni Tiki Taka. Ajo luan ne Serie A, tek skuadra e femrave te Interit, eshte kapitene e skuadres zikalter dhe thote: “Jemi nje shoqeri me vete, nuk jemi skuadra e shoqerise qe merret me skuadren e meshkujve. Presidenti jone nuk eshte Moratti. Thohir? Po, ne fakt Thohir, edhe pse une jam mesuar te them Moratti. Eshte shume ndryshe dhe ne vendet e tjera nuk eshte keshtu, midis futbollit femeror dhe atij mashkullor. Jane shume pak lojtaret qe mund t’ia lejojne vetes ta mbajne si profesion. Une kam nje dyqan dhe shume vajza te tjera kane pune te ndryshme, dhe futbollin e mbajne si pasion. Do shkoja ndonjehere te luaja tek Milani? Milani luan ne Serie C dhe nuk mendoj se do shkoja te luaja edhe po te luante ne Serie A. Objektivi im eshte te rri ne kete skuader. Cili eshte idhulli im? Palacio. Sa do doja te isha si ai!
Icardi? Une shpresoj qe shume shpejt mund ta ndihmoje pak Rodrigon, duhet te jemi pozitive”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.