Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rummenigge jep lajmin e madh: “Lojtaret tashme do te kushtojne 50% me pak: ja pse! Ka marre fund e keqja e krijuar nga PSG.”

Rummenigge jep lajmin e madh: “Lojtaret tashme do te kushtojne 50% me pak: ja pse! Ka marre fund e keqja e krijuar nga PSG.”
Inter Club Staff

Karl-Heinz Rummenigge, i intervistuar nga Repubblica, ka konfirmuar te pavitueshmin ndryshim te madh te merkatos.

Me sa duket, kriza e Covid19 ka goditur fuqishem futbollin dhe pasojat do te ndihen edhe per shume kohe.

Ai ka dhene edhe lajmin e madh ne kete interivste per vlerat e lojtareve, qe do te ulen ndjeshem duke filluar nga ky sezon.

Ne 2019 Bayern harxhoi 80 milione euro per Hernandez.

“Sot me siguri do te ishte gjysma e asaj shume. Merkato ka pesuar nje renie prej 50% ne veren e shkuar prej pandemise.”

“Por ky eshte nje lajm i mire per sportin tone. Perpara krizes, futbolli kishte humbur arsyen fare, nuk po e dinte askush cfare po ndodhte.”

“Ka pasur nje inflacion galopant me blerjen e Neymar dhe Mbappe nga ana e PSG rreth tre vite me pare.”

“Eshte dicka e mire qe kjo ka marre fund. Edhe rrogat duhet ti dergojme ne nje nivel me te pranueshem.”

Te shikosh Bayern ne gare per Mbappe pra eshte e paimagjinueshme?

“Per fat te keq, po. Une e adhuroj ate dhe menyren e tij te luajturit, por nuk do e shohim dot kurre te Bayern Munich. Por ne cdo rast, gjendet mire aty ky eshte ai. I uroj fat.”

Nje fjale per Interin?

“Uroj qe kete vit te ecin sa me mire. Dalja e shpejte nga Kupat Europiane nuk eshte dicka e mire ne nivel ekonomik, por ne nivel sportiv mund te jete nje plus ne garen per kampionat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.