Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano shperthen perseri ndaj Contes: “Jam interist, po cfare turpi: me vjen keq, Interi nuk eshte nje…”

Cassano shperthen perseri ndaj Contes: “Jam interist, po cfare turpi: me vjen keq, Interi nuk eshte nje…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano, ne lidhje direkte me Bobo TV, ka komentuar fitoren e Interit ndaj Napolit dhe eshte shprehur shume i zhgenjyer.

Ish-lojtari eshte treguar kritik ne drejtim te skuadres zikalter dhe sidomos ndaj tranjerit te Interit, Antonio Conte.

“Une jam interist, por ajo qe pashe ne fushe ndaj Napolit ka qene dicka teper turperuese, dicka qe nuk jame ndjere mire.”

“Napoli me 10 lojtare mund ta kishte fituar ate ndeshje me rezultatin 4-1. Une kur them se kampionati italian ne kete moment eshte i pesti nga kampionatet ne Europe, e them sepse spo shohim futboll, spo shohim asgje, nuk te emocionon.”

“E vetmja skuader qe me emocionon eshte Atalanta dhe deri diku Roma, qe ka filluar te beje futboll.”

“Napoli, edhe me njemije veshtiresi, pas goli te 1-0 ka mbledhur veten dhe ka nisur sulmet e saj ne fushen e Interit.”

“Ka rrezikuar, por mund te kishte fituar pa problem. Kjo me ben te kuptoj, me doren ne zemer sepse jam interist, se Interi nuk eshte nje skuader e madhe ne kete moment.”

“Nje skuader e madhe me 10 lojtare kunder 11 ta mbyll ndeshjen, nuk ka shans qe te beje ate qe beri Interi nje skuader e madhe.”

“Ti nuk ja kap me topin nje skuadre te madhe, luan ne sulm dhe ben golin e dyte, golin e trete, golin e katert.”

“Ne fakt ti kalon ne nje 5-4-1 dhe i thua lojtareve te tu ‘te mos gjuani me ne porte’. Problemi eshte qe Conte duhet te kuptoje se ka nje skuader te madhe ne dispozicion ne nivel individesh.”

“Por duhet te kete kurajo per te luajtur ndeshjet. Friken duhet ta kete skuadra qe ka nje lojtar me pak, jo Interi.”

“Insigne? Ose duhet ti nxjeresh te gjithe me te kuq fundjaven qe vjen nese ofendojne arbitrin, ose duhet te jesh me i lehte me keto gjera. Rruge te mesme nuk ka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.