Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rummenigge zgjidhet menaxheri me i mire ne Europe dhe deklaron: “Doja t’ja dedikoja tifozeve te Interit, por…”

Rummenigge zgjidhet menaxheri me i mire ne Europe dhe deklaron: “Doja t’ja dedikoja tifozeve te Interit, por…”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje ish-lojtar i Interit, ku per pak sezone ka luajtur me bluzen zikalter, por aq ka mjaftuar per te.

Interi i ka mbetur pergjithmone ne zemer, dhe ai nuk humbet kurre mundesi qe ta kujtoje me mjaft respekt kohen e kaluar ne Milano.

Nuk jane te largeta deklaratat e tij pak muaj me pare, ku ai shpresonte shume qe Interi te fitonte Europa League dhe qe ne Superkupen e Europes te kishte nje perballje Bayern Munich-Inter.

Fatkeqsisht kjo gje nuk u arrit dot, sepse Interi humbi ne finalen ndaj Sevilla, nderkohe Bayerni arriti te fitonte Champions League.

Per kete arsye, ai ka marre nje cmim te rendesishem ne Galane e organizuar nga Golden Boy 2020 si menaxheri me i mire i 2020.

Ky cmim ka ardhur fale rrugetimit te tij si menaxher i Bayern Munich vitin e kaluar, ku Bayern fitoi nje Triplete tjeter.

Nderkohe, fjalet e tij kane qene: “Doja t’ja dedikoja kete cmim te fituar te gjithe tifozeve te Interit per gjithcka cfare me lidh mua me ta.”

“Por duke pare se cfare ka ndodhur ne ditet e fundit, kam ndryshuar mendim: kete cmim ja dedikoj Paolo Rossit, nje person i madh.”

Kujtojme se Paolo Rossi, heroi i Italise, ka humbur jeten vetme pak dite me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.