Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,657 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, skuadra ‘sulmohet’ nga ultrasit e Borussia Monchengladbach gjate nates: “Mbajeni mend, Interi do Coca Cola…”

E FUNDIT – Inter, skuadra ‘sulmohet’ nga ultrasit e Borussia Monchengladbach gjate nates: “Mbajeni mend, Interi do Coca Cola…”
Inter Club Staff

Ka qene e pabesueshme ajo qe ka ndodhur dje gjate nates ne Gjermani, ku skuadra zikalter eshte sulmuar dhe shqetesuar nga ultrasit e skuadres kundershtare jashte hotelit ku Interi po pushon.

Jane skena qe nuk i kane aspak hije nje kompeticioni si Champions League, por ja qe edhe ne te tilla nivele ndodhin.

Por cfare ka ndodhur dje? Fishekzjarre per minuta me radhe dhe kanace. Kjo ka qene pritja e vecante qe tifozet e Borussia Moenchegladbach i kane bere Interit para sfides se Champions League sot.

Gjate ores 4 te mengjesit, raportojne mediat gjermane, nje grup i madh tifozesh gjerman ka ndezur disa fishekzjarre perballe hotelit qe po pret skuadren e Contes.

Fishekzjarret kane qene aq te shumta sa kane bere te duket sikur ishte Viti i Ri, duke zbardhur te gjithe zonen per pese minuta me radhe.

Nderkohe, zhurma dhe drita ka shqetesuar te gjithe skuadren zikalter, qe eshte zgjuar e trembur ne oret e par te mengjesit.

Por tifozet e Borussia Moenchegladbach kane hapur edhe nje banderole ku shkruhej me shkronja te medha:

“Kujto Inter, cdo gje shkon shume mire me kanace Coca Cola”. Ky ka qene nje sulm i drejteperdrejte per ndodhine ne 1971 ku nje kanace Coca Cola goditi ne fushe Boninsegnan.

Pas fishekzjareve, tifozet e Borussia Moenchegladbach kane gjuajtur me kanace Coca Cola hotelin duke shkaktuar perseri zhurme dhe deme, e me pas kane ikur.

Nderkohe, policia e qytetit te Moenchegladbach ka hapur nje hetim per kete rast, por skuadres zikalter pak mund ti hyje ne xhep kjo gje: tashme te gjithe kane pasur pothuajse nje zgjim te hershem: qe ne 4 te mengjesit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.