Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

997 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti i bindur: “As Lukaku e as Lautaro: tek Inter ka nje lojtar qe pres te habise kete sezon. Ka nje te…”

Sconcerti i bindur: “As Lukaku e as Lautaro: tek Inter ka nje lojtar qe pres te habise kete sezon. Ka nje te…”
Inter Club Staff

Duke folur per mikrofonat e TMW Radio, Mario Sconcerti, gazetar i njohur italian ka analizuar fitoren e Interit ne fushen e Lecces.

“Inter me ka habitur. Pertej fitores ne sekondat e fundit. Ka krijuar shume dhe nuk i ka dhene asnje hapsire Lecces ne pjesen e pare”.

“Ishte thelbesore qe cdo lojtar te bente ate qe duhet te bente ne fushe. Me pjese te vecanta, kam pare nje Inter te mire”.

“Duhet te kemi parasysh edhe kundershtaret kur flasim per nje skudaer. Lecce sapo ishte rikthyer ne Serie A dhe pse ka nje deficit teknik, entuziazmi ne futboll vlen shume”.

“Ata kane barazuar me nje rast qe paten dhe Inter pati 30 minuta kohe qe te kthente ndeshjen ne favorin e tyre”.

“Mu duk e qarte qe Inter meritonte fitoren dhe se portieri i Lecces ka bere disa mrekullira qe pak portiera ne Serie A i bejne”.

“Por tek Inter ka nje lojtar qe mendoj se do te habise kete sezon e nuk flas as per Lukakun e as per Lautaron qe jane sulmuesa dhe shenojne shume”.

“Flas per Dimarcon, qe per mua ka nje te majte te pabesueshme. Nuk dribolon shume, por mund te krijoje nje rast nga hici me te majten. Ka per te qene nje celes i rendesishem per te fituar ndeshjet…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.