Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sebastiano Esposito, po sikur te ndodhe ajo qe nuk pritet aspak ne merkaton e janarit? “Po mendohet edhe per…”

Sebastiano Esposito, po sikur te ndodhe ajo qe nuk pritet aspak ne merkaton e janarit? “Po mendohet edhe per…”
Inter Club Staff

Edhe njehere tjeter Sebastiano Esposito po ben qe te flitet per te me shume per ceshtje jashte fushes, se sa per cilesite e tij futbollistike.

Sulmuesi ne pronesi te Interit eshte rikthyer ne Itali dhe nuk duket se do te kthehet me te skuadra e Anderlecht ne Belgjike.

“Huazimi i lojtarit ka deshtuar dhe deri me tani, marredhenia e tij me tranjerin e belgeve, Robin Veldman nuk eshte shume e mire”.

“Edhe pse agjenti i Sebastiano Esposito ka thene se lojtari ka udhetuar ne Itali me lejen e klubit, vete tranjeri ka thene se Sebastiano Esposito nuk e ka pasur lejen nga ai ta beje kete gje”.

“Ato fjale jane pare si nje thyerje perfundimtare mes lojtarit dhe klubit. Gjithesesi, tani skenari i mundshem mund te jete vertete i habitshem”.

“Nderkohe qe qellimi i Espositos eshte te gjeje nje klub ku mund te luaje me shume, nese kjo nuk ndodh, ai mund te rikthehet tek Inter per te bere sulmuesin e peste”.

“Deri me tani ai ka deshtuar ne kater huazime ne tre vite: Venezia dhe Spal ne Serie B ne 2020/21, Bazel ne Zvicer ne vitin e kaluar dhe te Anderlecht sot), duke shenuar shume pak gola: vetem 12.”

“Por me shume kane shqetesuar disa sjellje te tij, qe edhe pse eshte i ri ende, jane cilesuar si pak profesionale”.

“Esposito vleresohet shume tek Inter, sepse ai ne klubin zikalter ka qene gjithmone shume profesionist dhe cilesohet si nje djale i mbare, por ai problemin e ka pasur me klubet e tjera”.

“Prandaj, Inter mund te mendoje ta ktheje per gjashte muaj ne shtepi, ku mbase ai mund te jape edhe ndihmen e tij”.

“Kjo duke pare pasigurite e medha fizike qe Correa dhe Lukaku kane ne skuadren e pare ne sulm me demtimet e shpeshta”.

“Por duke llogaritur edhe se ne mes eshte edhe Boterori, ku Inter do te kete te grumbulluar tre nga kater sulmuesit e saj”.

“Nderkohe, nese kjo gje ndodh, pra nese Sebastiano Esposito rikthehet tek Inter, direkt do te kishte nje pasoje per nje lojtar ne skaudren e pare”.

“Ne kete rast, Valentin Carboni, talenti i Primaveres do te kalonte menjehere te Primavera perseri, per te luajtur me vazhdimesi”.

“Nderkohe, rolin si sulmues i peste do e kishte Esposito, qe nuk do e kishte problem aspak te ishte edhe ne listen e UEFA”.

“Duke qene se ai eshte rritur ne akademine e Interit, ai mund te futet pa problem ne Listen B te kompeticioneve europiane per cdo rast”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.