Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stefan De Vrij zbulon: “Ja kush eshte sekreti i ketij Interi. Kjo skuader arrin qe te…”

Stefan De Vrij zbulon: “Ja kush eshte sekreti i ketij Interi. Kjo skuader arrin qe te…”
Inter Club Staff

Stefan De Vrij, pas 1-0 ndaj Cagliarit qe ka sjelle edhe fitoren e 11 radhazi te Interit ne kampionat ka folur per mikrofonat e Inter TV.

Eshte fitorja e njembedhjete radhazi ne Serie A. Me duket se nuk doni qe te ndaleni me deri ne fund te kampionatit…

“Jo, nuk duam te ndalemi. Jemi mire, jemi ne forme dhe rezultatet po vijne. Duam qe te vazhdojme keshtu.”

Keni lexuar ndeshjen shume mire. E keni luajtur mire, keni marre ne shtepi nje rezultat te madh dhe per te nenten here radhazi keni dale nga fusha pa pesuar.

“Jemi permiresuar shume ne fazen mbrojtese. Eshte nje pune qe perfshin te gjithe, jemi teper te bashkuar si skuader.”

Cfare tip ndeshje ka qene e jotja? Pavoletti eshte nje klient shume i forte per ju mbrojtesit sidomos ne ajer.

“E dinim qe do te ishte nje lufte e vertete. Pavoletti dhe Joao Paedri luftojne shume ne cdo top. Ne jemi pergjigjur mire ne fushen e lojes. Kemi gjetur edhe golin.”

Ju po i menaxhoni shume mire ndeshjet e ndryshme. Arrini ti pergjigjeni cdo situate. Cfare do te thote kjo?

“Ky eshte sekreti yne. Mendoj se hapi me i madh qe kemi bere deri me sot eshte fakti se kemi mesuar te lexojme ne menyre perfekte ndeshjet.”

“Nuk mund te luash gjithmone njesoj ndryshe behesh i lexueshem. Kete kemi bere sot. Jemi permiresuar ne pragmatizem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.