Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SERIE A, merkato e dimrit do te kete data te pazakonta: ja detajet! Merkato do te zgjase vetem…

SERIE A, merkato e dimrit do te kete data te pazakonta: ja detajet! Merkato do te zgjase vetem…
Ardis
  • On 14/11/2018, 17:13

Mungon akoma edhe nje muaj, por reflektoret jane ndezur dhe te gatshem per sesionin e ardhshem te merkatos.

Por me sa duket pas datave te ndryshme nga sezonet e kaluara per sa i perket merkatos verore, edhe tek merkato dimerore do te kemi data te pazakonta me te cilat nuk jemi mesuar me pare.

Corriere dello Sport shpjegon detajet:

“Do te jete nje merkato e janarit e pazakonte, persa i perket kohes dhe pergatitjes ne kalendar.”

“Kush kerkon qe te perforcohet duhet ti perqendroje te gjitha tratativat ne vetem dy jave, nga 3 deri me 18 janar 2019”.

“Nderkohe Serie A nuk do te zhvillohet (do te jene pushimet), do te rikthehet ne fushe ne weekend-in e datave 19-20 janar.”

“Pra nuk do te kete kampionat gjate javeve te merkatos.”

“Transferimet e reja do te luajne praktikisht te gjithe fazen e dyte te kampionatit: kush do te zyrtarizohet me fillimin e vitit te ri do te kete kohe qe te ambjentohet ne kontekstin e ri”.

“Nje tjeter elementi ri lehtesues: skuadrat italiane qe do te arrijne ne faze e 1/8 ne Champions League dhe ne fazen 1/16 te Europa League, mund te aktivizojne lojtaret e sapo transferuar ne kupat europiane, pavaresisht se kane luajtur me skuadra te tjera, pa asnje kufizim”.

“I vetmi kufizim ngelet tek numri: ne janar do te jete e mundur te perfshish ne listat e kupave europiane vetem 3 lojtare”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.