Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shiko pak numrat e Kumbulla: ka bere me mire se De Ligt por edhe me mire se De Vrij, ja statistikat!

Inter, shiko pak numrat e Kumbulla: ka bere me mire se De Ligt por edhe me mire se De Vrij, ja statistikat!
Inter Club Staff

Nje sezon si nje zbulim i vertete, aq shume sa te besosh tek ai ne sezonin tjeter nuk duket me nje bast por nje siguri.

Interi po e ndjek me kujdes dhe Marash Kumbulla vazhdon te habise ne fushen e lojes me personalitetin e tij.

Mbrojtesi shqiptar i lindur ne 2000, i ka tronditur te gjithe me paraqitjet e tij dhe rendimenti i tij eshte ne nje linje me mbrojtesat me te mire te Serie A.

Keshtu, jo me kot mbi te jane vene skuadrat me te medha te Serie A me ne krye Interin, Lazion dhe Juventusin.

Zikalterit ne kete moment jane ne avantazh ne garen per te, por do ende edhe pak pune me Veronen per te siguruar sherbimet e tij.

– Ka nje mesatare prej 14 duelesh per ndeshje, me shume se De Ligt, Acerbi dhe De Vrij (te gjithe me nje mesatare prej 10 duelesh per ndeshje). Nga keto 14, Kumbulla ka fituar 63%.

– Rekuperon nje mesatare prej 1,31 topash per ndeshje ne mesfushen kundershtare, kunder 1,02 te De Ligt, 1,18 te De Vrij dhe 0,96 te Acerbit.

– Kumbulla ka nje mesatare totale prej 7 topash te rekuperuar per ndeshje, ekzaktesisht sa De Ligt dhe nje me pak se De Vrij dhe Acerbi.

– Kumbulla eshte nje nga 4 lojtaret me me shume duele te fituara ne Serie A: 2,9 mesatarja per ndeshje ndersa De Ligt e ka sa Acerbi: 2,2, kurse De Vrij 1,96.

– Ne fund, ai ka nje mesatare prej 4,8 duelesh ajrore te fituara per ndeshje, ekzaktesisht sa De Ligt por me mire se sa De Vrij qe ka 3,4 dhe Acerbi 3,3.

Numra te pabesueshem, apo jo?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.