Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, nga dashuria per Chelsea te sherri me Marinen: “Ja detajet: nje sms ishte fillimi i nje fundi.”

Conte, nga dashuria per Chelsea te sherri me Marinen: “Ja detajet: nje sms ishte fillimi i nje fundi.”
Inter Club Staff

Ka shume tratativa ne kete moment ndermjet Interit dhe Chelsea.

Pertej endrres Kante, Conte ndjek edhe njerin ndermjet dy lojtareve te krahut te majte: Emerson dhe Alonso.

Por nder ata qe negociojne me Chelsea, nuk eshte aspak tranjeri i Interit, duke pare mardheniet aspak te mira me drejtuesit anglez (mardhenie konfliktuale do te ishte percaktimi i duhur).

“Nje emer dhe nje mbiemer per te thene problemin numer nje te Antonio Contes te eksperienca e Chelsea: Marina Granovskaia.”

“Ka pasur disa perplasje ndermjet saj dhe tranjerit italian ne vitet 2016-2018. Ai ka metodat e tij te punes dhe nuk i ndan dot peshqit e medhenj, te mesem dhe te vegjel: ai perballet me te gjithe njesoj.”

“Por problemet tek Chelsea te Contes kane pasur te bejne me dy aspekte: merkato dhe drejtimi i klubit ne pergjithesi.”

“Tranjeri kerkonte fuqi me te medha ne klub dhe pikerisht per kete nisi edhe krisja e madhe: Marina, qe degjohet si nje orakulle e vertete nga Abramovich, nuk ka leshuar asnje milimeter per Conten dhe ne fund ka fituar ajo dhe Conte u largua.”

“Dy karaktere te forte provokojne nje termet brenda nje skuadre futbolli dhe eshte ajo qe ndodhi ne sezonin e dyte te Contes, qe ka qene shume afer largimit, por me pas ja doli qe te largohej nga Blues vetem pas triumfit ne FA Cup.”

“Lojtaret kane qene jo pak te prekur nga kjo situate: ata qe ishin ne konflikt me Conten jane ankuar jo pak here te Marina, duke gjetur nje vend ku te ‘falen’ dhe mbeshtetje morale.”

“Nje situate kjo qe tranjeri italian nuk e ka pranuar aspak duke e konsideruar si jo normale.”

“Pas triumfit ne kampionatin e 2017, filloi renia e Contes.”

“SMS i famshem i tij qe u nis ne drejtim te Diego Costa nga ana e Contes, ne qershorin e 2017, ka qene thjesht fillimi i fundit.”

“Nje levizje shume e gabuar e tranjerit italian: ishte thjesht fillimi i nje rrugetimi ka kthim”, tregon La Gazzetta dello Sport.

“Gjithcka qe kishte qarkulluar ne muajt e mevonshem dhe ne vitet qe erdhen kane qene thjesht zbulime gazetareske.”

“Por perballja finale, pas ndasive te merkatos se 2017, me shitjen e Matic te Manchester United qe beri qe Conte te merzitej keqazi e qe solli edhe me pas ne veren e 2018 largimin e tij per ti zene vendin me pas me Maurizio Sarrin.”

“Gjithcka me pas perfundoi ne gjykate dhe aventura e tranjerit puljez ne Londer perfundoi ne menyren me te keqe te mundshme.”

“Conte arriti ta fitonte gjyqain dhe mori ne shtepi ne majin e 2019 plot 11 milione euro demshperblim. Plus edhe shpenzimet e gjyqit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.