Shneijder nuk harron: “Kam Inter ne zemer por skuadra e madhe e Tripletes eshte shperbere”
Ka qene me siguri nje nga arkitektet e Tripletes zikalter: po flasim per Wesley Shneijder qe, me rastin e ndeshjes se Hollandes kunder Italise sot ne Bari, ka folur per Gazzetta dello Sport. Natyrisht duke mos harruar Interin: “Futbolli italian ka rene, por nuk eshte kaq e cuditshme per tu shpjeguar. Nuk ka para dhe pa para nuk ka futboll. Por Juve ka fituar shume ne Itali, Roma po rritet. Eshte disi me e veshtire per milanezet qe ishin mesuar ne kohet e arta. Inter? Mendoj per te dhe ve re qe brenda pak sezonesh skuadra e madhe e Tripletes u shperbe. Duhet te bejne kapiten Nagatomon, eshte nder te paktet qe kane mbetur aty prej shume vitesh. Inter nuk me ka trajtuar mire, por flas per ndonje drejtues. Une klubit dhe tifozeve i dua te miren. Shpresoj qe Inter te fitoje skudeton. Sonte nuk eshte Balotelli? Me mire per ne, ndoshta na bente menjehere gol… Mua me vjen keq se nuk e shoh prej shume kohesh. Do ta kisha pershendetur me kenaqesi, Mario eshte nje i cmendur simpatik, ishte keshtu edhe tek Inter. Mou? Konfirmoj dhe e perseris: Eshte numri nje, nuk ka si ai”.