Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Inter, Dybala vjen menjehere? Marotta ka lajmeruar agjentin se nuk do presin me…”

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Inter, Dybala vjen menjehere? Marotta ka lajmeruar agjentin se nuk do presin me…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala eshte vetem nje hap larg Interit. Pas nje diskutimi te gjate, martesa me ne fund eshte gati te celebrohet.

Kete e tregon edhe fakti se ne axhende eshte vendosur nje takim tjeter ndermjet Beppe Marotta dhe Jorge Antun, prokurator i sulmuesit argjentinas.

Kjo do te ndodhe pikerisht per te vendosur detajet e fundit te ketij operacioni qe pritet te jete teper i rendesishem per palet.

Ne takimin qe do te zhvillohet vetem pas pak oresh, klubi zikalter pret nje pergjigje perfundimtare per oferten prej 6 milione eurosh ne sezon per 4 vite me radhe.

Kete e konfirmon La Gazzetta dello Sport, qe tregon gjithashtu se Dybala duhet te vendose nese do e pranoje apo jo kete oferte.

“Deri me tani Dybala i ka thene jo Atleticos, Dortmund, Newcastle, Arsenal dhe Siviglia: deshiron vetem Interin.”

“Por tek Inter ekziston frika e ndonje oferte te re per lojtarin qe mund te prishe ekuilibrat dhe dite e fundit ka dale ne pah edhe emri i Barcelones.”

“Gjithesesi, ka dicka te re: ardhja e Paulo te zikalterit ka qene e lidhur keto kohe me largimin e Vidal dhe Alexis Sanchez.”

“Me sa duket, Inter ka vendosur qe ti ndaje keto operacione dhe tashme nuk do te pritet aspak qe te largohen ata.”

“Kete gje ja kane bere me dije edhe vete Dybala, qe tashme duhet te firmose nese deshiron te transferohet tek Inter.”

“Dy lojtaret kilian dihet se jane ne largim e siper e nuk do te luajne me per Interin ne sezonin e ri dhe po pritet te konkretizohet gjithcka.”

“Per Vidal eshte Flamengo dhe per Sanchez eshte Sevilla dhe Galatasaray. Por eshte vendosur gjithesesi qe ska asnje kusht qe te largohen ata perpara se te vije Dybala.”

“Inter keshtu i ka hapur portat Dybala ne Appiano dhe gjithcka tashme eshte gati te konkretizohet shume shpejt.”

“Pse? Sepse Inter e ka kuptuar se ne nje menyre apo ne nje tjeter, klilianet nuk do te jene pjese e Interit sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.