Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, Inter deshiron te evitoje skenarin me te keq te mundshem: “Lojtari ka marre nje mesazh nga…”

Skriniar, Inter deshiron te evitoje skenarin me te keq te mundshem: “Lojtari ka marre nje mesazh nga…”
Inter Club Staff

Ne vigjiljen e sfides se Champions League kunder Viktoria Plzen ka folur edhe mbrojtesi i Interit, Skriniar.

Sllovaku nuk ka dashur te flase per merkaton dhe ka qene shume i qarte me mediat duke larguar keshtu pyetjet e gazetareve.

Por cfare po ndodh vertete me Milan Skriniar dhe rinovimin e tij? Per kete ka folur sot La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon si me poshte:

“Pas muajsh te tere ne dyshim ndermjet Milanos dhe Parisit dhe pasi eshte konsideruar edhe pothuajse nje lojtar i PSG, lojtari ka qendruar ne Milano”.

“Vendim i marre nga Steven Zhang edhe pas presionit te Simone Inzaghit dhe Milan Skriniar ka mbajtur edhe vete fjalen e dhene se nuk do te shtynte kurre per tu larguar”.

“Por ashtu si shpesh ndodh, lojtaret ndihen te vleresuar kur i kerkojne dhe normalisht, pretendimet edhe rriten”.

“Asnje alarm, por situata e Skriniar duhet te beje Interin te nxitoje sepse ka nje kontrate deri ne 30 qershor 2023 qe per nje lojtar si ai, eshte pak”.

“Lojtari ka bere nje gjest te madh duke mos kerkuar shitjen te skuadra e Mbappe dhe Neymar e Messit, por nuk duhet marre i mireqene rinovimi i tij: Inter duhet te sforcohet”.

“Ndeshja eshte ende e hapur, edhe pse ka diference me shifrat qe ofron PSG dhe me shifrat qe ofron Interi”.

“Ata kane ofruar 9 milione euro, por Inter nderkohe do te ofroje dicka tek 6 milione euro dhe me bonuse, mund te shkohet te 7 milione euro”.

“Normalisht do te fillohet te diskutohet per kontraten qe ne kete pushim kombetaresh, por lojtari nuk do e nise kete takim me kembet e para”.

“Ai ne asnje moment nuk pretendon qe te largohet nga Interi me parameter zero. Duket sikur ka shume respekt nga ana e tij per te bere dicka te tille ndaj Interit”.

“Dashuria e tij per Interin ka qene gjithmone prezente bashke me ambicjen e madhe per te fituar pikerisht me kete fanelle”.

“Prandaj, takime do te kete dhe do te diskutohet hapur. Ai deshiron Interin dhe Inter deshiron ate. Por duhet te kete respekt per vleren e lojtarit edhe te shifrat qe do te ofrohen”.

“Lojtari nderkohe ka marre nje mesazh edhe nga drejtuesit, qe kane dale disa here dhe kane thene qe ai eshte shume i rendesishem”.

“Madje Marotta ka shkruar deri aty sa ka thene se eshte shume optimist per qendrimin e tij. E ai nuk para del ne intervista te tilla kur nuk ka dicka te sigurt”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.