Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,152 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari qe flet per mediat eshte Acerbi: “Duhet te kemi me pak pauza. Une te Inter nuk kam ardhur per…”

Inter, i pari qe flet per mediat eshte Acerbi: “Duhet te kemi me pak pauza. Une te Inter nuk kam ardhur per…”
Inter Club Staff

Pas fitores 2-0 ndaj Viktoria Plzen, i pari qe ka folur per mediat eshte Francesco Acerbi qe ka folur keshtu per Sky Sport.

Keto kane qene fjalet e tij pas ndeshjes:

Ndeshja e pare, por dukej sikur kishe shume kohe qe luaje per kete skuader…

“Nuk kame turp, por edhe djemte me kane pritur shume mire. E une tek Inter nuk kam ardhur sa per te shenuar emrin”.

“Une dua te luaj dhe luaj sikur kam kohe ketu. Shqetesimi im ka qene rezistenca pas tre muajsh pa luajtur por me ka shkuar mire”.

Sa pozitivisht ka peshuar fitorja me Torinon?

“Te fitosh me Torinon ashtu si fituam ne ka qene e rendesishme. Pastaj sot kishim nje kundershtar qe nuk kishte asgje per te humbur ne fushe”.

“Kemi ende disa pauza, disa renie ne momente te caktuara te lojes qe duhet ti rregullojme. Lejojme kundershtaret te bejne shume krosime per shembull.”

Tani dy ndeshje me Barcelonen qe do te jene thelbesore per te kaluar turnin…

“Po, por me pare kemi ndeshje me Udinesen qe do te jete e rendesishme gjithashtu per objektivat tane”.

“Por ne fund, do te na duhet te punojme fort edhe gjate pushimit te kombetareve sepse duhet te jemi sa me shume ne forme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.