Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Une probleme me Conten? Ja si qendron e verteta: une…”

Skriniar zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Une probleme me Conten? Ja si qendron e verteta: une…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar vjen ne mikrofonat e DAZN per te komentuar gjithashtu fitoren pas Matteo Darmian.

Lojtari eshte ndalur per mikrofonat e gazetareve ne tunelin e San Siros: “Pas dy barazimesh ishte e rendesishme qe sot te riktheheshim te fitorja. Kishte nje gezim te madh pas ndeshjes ne dhomat e zhveshjes.”

Darmian po arrin te ndihmoje goxha skuadren qe kur ka ardhur. Na flit pak per kete grup qe eshte krijuar te ju.

“Jemi nje grup shume i forte, qe sulmon dhe mbron bashke. Jemi te bashkuar qe nga fillimi i sezonit dhe do te jemi deri ne fund. Kjo eshte e rendesishme.”

“Kjo vlen edhe per lojaret qe zbresin edhe me pak se te tjeret ne fushen e lojes. Te gjithe jemi te barabarte ne sukses.”

Ke nje timing ne nderhyrje pothuajse perfekte ndaj kundeshtareve. Kjo eshte nje karakteristike e madhe dhe vlen per tu permendur.

“Ndonjehere me del mire ndonjehere sme del. Une shoh gjithmone kundershtaret dhe gjerat qe ata bejne mire apo keq. Kjo me ndihmon te pergatitem me mire per nderhyrjet.”

Kjo ka qene ndeshja jote e 32 si titullar. Cfare i thua atyre qe thone se ke pasur probleme me Conten?

“E verteta nuk eshte keshtu. E verteta eshte se une kurre nuk kam pasur asnje problem me Conten. Kam pasur nje raport shume te mire me te.”

“Thjesht kisha nevoje per pak me shume kohe qe te mesohesha me nje mbrojtje me tre lojtare. Jam i  gezuar qe te ndihmoj skuadren te rritet.”

“Duhet te vazhdojme keshtu per te arritur fundin qe te gjithe deshirojme: te realizojme nje enderr te perbashket.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.