Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte i pabesueshem pas ndeshjes: “Kush me ka pare keq mua apo Interin ne fillim, tani duhet te…”

Antonio Conte i pabesueshem pas ndeshjes: “Kush me ka pare keq mua apo Interin ne fillim, tani duhet te…”
Inter Club Staff

Nje tjeter gol i Matteo Darmian ne fund dhe Inter arrin te marre tre pike teper te rendesishme per garen e kampionatit.

Nderkohe, ky ka qene komenti i pare i Antonio Contes pas ndeshjes ne mikrofonat e DAZN pas daljes se Darmian dhe Skriniar.

Sot nuk ka qene nje Inter brilant apo jo? Por rendesi ka qe ajo qe donit, erdhi…

“Me topin qe po peshon shume keto ndeshje dhe me shume lojtare qe gjenden per here te pare ne nje situate te tille ka shume presion.”

“Por une mendoj se edhe sot me Veronen kemi bere ne ndeshjen me shume raste per te bere gola. Eshte e verteta.”

“Me siguri raste si ai i Lautaros duhen shenuar. Por ashtu si e thashe, topi ka filluar te peshoje me shume.”

“Te fitosh nje ndeshje te tille do te thote te fusesh ne mendjen tende nje eksperience teper te madhe qe te ben fitues edhe ne te ardhmen.”

“Nderkohe te tjeret po humbasin pike dhe ne vazhdojme te marrim pike ndeshje pas ndeshje. Ndonjehere lodhemi me shume, por ska gje. E rendesishme eshte te kemi kemben te gazi.”

Ne perqafimin tend pas golit a ndjen ndopak sensin e punes tende?

“Une te ai vrapim shikoj 95% te fitimit te Skudetos dhe mendoj se eshte dicka shume e rendesishme. Nuk eshte arritur akoma, por te fitosh sot kunder nje skuadre qe skishte asgje per te humbur dhe erdhi te perballej si e barabarte nuk sjell tre pike, por nente pike.”

Vetem nje gjuajtje ne porte te pesuar ne tre ndeshjet e fundit. Si e vlereson triaden mbrojtese?

“Une shoh shume ngjashmeri me ate qe ne te kaluaren ka bere Bonucci, Barzagli dhe Chiellini te Juventusi.”

“Edhe ata ishin ne nivel zero si curriculum, por sot shoh shume ngjashmeri me Stefan, Alessandro dhe Milan.”

“Nese do te fillojne edhe te fitojne, mendoj se do te rriten akoma edhe me shume dhe do te fitojne shume siguri.”

“Uroj qe per Skriniar, Bastoni dhe De Vrij te ndodhe e njejta gje. Te Chelsea ishte ndryshe. Kishte lojtare me shume eksperience dhe fitues.”

Per sa i perket zakonit qe ti ke perpara ndeshjeve qe ben nje xhiro. Na thua dot dicka?

“E bej prej kohesh me Orialin, bejme nje shtetitje qe na sherben edhe te ulim tensionin per te pare fushen duke qene se lojtaret se bejne me kete gje.”

“Ne ato momente ndalohet cdo gje, ke deshire qe te filloje ndeshja sa me shpejt sepse ti do ta shikosh si do te perfundoje.”

“Te gezosh ashtu si po gezojme keto kohe eshte me te vertete bukur. Te gezosh keshtu te jep kenaqesi sepse shikon qe sakrificat jane kane vlejtur shume.”

Te kenaq fakti qe je njeriu qe ndryshoi historine e nje grupi?

“Me siguri ne keto dy vite kemi punuar shume si ne aspekt futbollistik, por edhe ne nivel mendor.”

“Ashtu si e kam thene shume here, Interi prej shume kohesh nuk e gjente veten kompetitive neper kampionate.”

“Ne kemi provuar edhe vitin e shkuar ku vajtem deri ne finale te Europa League dhe me vendin e dyte ne Serie A.”

“Por kete vit jemi afer Skudetos. Kemi punuar shume nga ana mendore, djemte e dine. Ndonjehere je me i rende se zakonisht. Por une i kam gjetur pak fitues dhe te lehte.”

“Ne fund te ketij rrugetimi me veshtiresi ekstreme, cdp gje eshte arritur me sakrifice. Kush na pa keq ne fillim sot na sheh me respekt. Me behet qefi qe djemte kane besim te tranjeri i tyre.”

Me ne fund e the fjalen Skudeto.

“Nuk jam nje njeri sakramantik. Jam nje tranjer qe nuk flas per gjera qe nuk i kam fituar akoma. Une kam firmosur me Interin sepse e dija qe kishte te pakten 1% mundesi per ta fituar me pune.”

“Kjo eshte endrra dhe objektivi maksimal. Por duhet te jemi realist, te kuptojme edhe cfare momenti po kalon klubi e te mendojme per te ardhmen.”

“Une e kuptoj qe per disa njerez nese mbiemri im nuk fiton ne fund te sezonit, atehere jam une problemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.