Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Mazzarri ka folur me lojtaret. Kunder Atalantas kthehet Hernanes…

Sky – Mazzarri ka folur me lojtaret. Kunder Atalantas kthehet Hernanes…
Bujar Berishaj

Ishte nje hap mbrapa. Shtate golat me Sassuolon dhe pastaj barazimi ne transferte me Palermon. Interistat do i ndanin me kenaqesi 4 gola Sassuolos dhe 3 Palermos por kjo per fat te keq nuk mund te ndodhe. Interi eshte rikthyer ne Milano dje naten dhe ka nje rezultat per tu harruar. Tashme e ka radhen menjehere Atalanta te merkuren ne Meazza!

Mazzarri – ka treguar Massimiliano Nebuloni per Sky – perpara stervitjes se sotme ne mengjes i ka folur djemve te tij dhe ka nenvizuar ate qe i ka pelqyer dhe ate qe nuk i ka pelqyer duke kerkuar nga grupi nje reagim te menjehershem. Edhe Presidenti Erick Thohir eshte rruges per ne Itali dhe neser ne mengjes do te jete ne Milano. Ne oret e ardheshme do te kuptohet formacioni qe tranjeri do te hedhe ne fushe ndaj Bergamaskeve: Hernanes pritet te kthehet ne mes titullareve. Brazilianit i eshte kerkuar te japi me shume nga sa ka treguar deri me tani. Tekniku e di qe tani lojtaret e tij duhet te japin me shume ne fushe dhe eshte per tu llogaritur edhe faktori fushe: Interi do te luaje ne Meazza perpara publikut te vet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.