Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Podolski largohet, revolucion ne mbrojtje. Lojtari ne rrezik te largohet nuk eshte Icardi. Ne mes…

SKY – Podolski largohet, revolucion ne mbrojtje. Lojtari ne rrezik te largohet nuk eshte Icardi. Ne mes…
Bujar Berishaj

Per sezonin e ardhshem Inter do te riniset nga Mauro Icardi. Lojtari tani eshte me te vertete afer te rinovoj kontraten e tij deri me 2019.

Ne janar – sic ka theksuar edhe Piero Ausilio – kane ardhur lojtar qe kane qene vendimtar menjehere, te rendesishem, por te rinj dhe me perspektive, duke reflektuar mbi faktin per te ndertuar te ardhmen, ne te cilen ben pjese e Kovacic pavaresisht veshtiresive te fundit. 

Handanovic perfshihet nga drejtori sportiv i Inter mes lojtareve te pashitshem, por eshte lojtari me pak i ri dhe nga ai mund te hiqet dore me nje oferte te duhur, mbi te gjitha nese nuk vjen kualifikimi ne Europe. “Kontrata eshte akoma ne tavoline, nenshkrimi mbetet pezull”, thote Silvia Vallini.

Sigurisht, reparti qe duhet sistemuar eshte mbrojtja: Dodo nuk bind dhe lojtaret si Jonathan Campagnaro do te jene ne skadence. “Nagatomo dhe Andreolli jane me afer lamtumires sesa afer Interit, Ranocchia ka akoma probleme ne gju, gezon stimulimin e Mancinit. D’Ambrosio pelqehet, Santon tashme eshte nje pike kyce, Juan ka qene gjithmone”, referohet gazetarja.

Messfusha, nderkohe, eshte reparti ne te cilin Mancini ka ndryshuar me pak ne ndeshjet e fundit dhe qe jep me shume siguri. guarin ka qene gjithmone titullar me te dhe ka bartur shiritin e kapitenit kur Ranocchia nuk ka qene ne fushe. Me kolumbianin edhe Medel e Brozovic titullar per 4 ndeshje, ne te cilat Inter ka marr 3 fitore dhe 1 humbje. Kuzmanovic ka ditur te jete i dobishem deri ketu.

Edhe sulmi ka nevoje per disa nderhyrje, pavaresisht rinovimit te Icardit: Palacio ka 33 vjec dhe do te jete ne skadence ne 2016, Podolski ne fund te huazimit do te kthehet ne Londer, sic shpjegon Silvia Vallini tek Sky Sport 24.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.