Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “San Siro? Hera e pare me dukej e pabesueshme. Asgje sikur Derby…”

Zanetti: “San Siro? Hera e pare me dukej e pabesueshme. Asgje sikur Derby…”
Bujar Berishaj

Per EXPO 2015, eventi qe do te karakterizoj qytetin e Milanos duke filluar nga 1 maji, Javier Zanetti ka zbuluar San Siron e tij, duke pare vitet e shumta si lojtar dhe kapiten i Inter. Se bashku me kapitenin tjeter historik, rosonerin Franco Baresi, Zanetti ka bere nje film te metrazhit te shkurter i realizuar nga projekti Tracce.tv ne bashkpunim me Komunen e Milanos.

“Capitano, o mio Capitano” titulli i filmit te shkurter ku ai zbulon San Siron. Keto jane fjalet e Javier Zanettit.

MILANO – “Mendoj se Milano eshte nje qytet qe te gjithe do te shkonin me vrap. Te jap nje shembull: ne Argjentine te ftojne per kafe dhe kjo do te thote minimumi gjysme ore se bashku. Ketu ne Milano per nje kafe jane dy sekonda: e pini ne kembe, e pini shpejt dhe pastaj secili merr rrugen e tij per te shkuar ne pune. Por ku shkojne, me kaq shume nxitim? (qesh). Megjithate eshte pjese e ketij qyteti qe une e dua: cdo here qe vij ne San Siro, shpesh, e shijoj.”

DEBUTIMI – “Ne diten e debutimit tim, hera e pare qe e kam pare stadiumin nga brenda, ka qene Inter-Vicenza, fitonim me golin e Roberto Carlos. Largohemi nga dhoma e zhveshjes dhe futemi ne fushe, dhe vetem fakti per te zbritur ne fushe dhe te shohesh stadiumin, me te gjithe atmosferen e tij, nuk mund ta besosh. Ishte plote me tifoze, dicka fantastike. Une isha vetem 21 vjec, jane dite qe nuk harrohen.”

MUZEU – “Ka efekt qe muzeu i San Siros eshte nje nga me te vizituarit. Por me ben efekt edhe qe ka nje statu e imja (qesh).”

MOMENTET ME TE MIRA – “Besoj qe momentet me te mira qe kam perjetuar ne kete stadium jane natyrisht te gjithe Derbyt qe kam luajtur. Atmosfera qe perjeton eshte unike, eshte e ndryshme nga cdo ndeshje. Kur fiton nje Derby, emocioni eshte aq i madh sa deshiron te perqafosh te gjithe tifozet.”

TUNELI – “Ketu ne tunelin qe te con ne fushe, eshte i gjithe tensioni para se te futesh ne fushe. Ka pershendetje me shume koleg, dhe pastaj ketu – nga shkallet – nuk mund te shpetosh me.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.