Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

274 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Inter, gjithcka duket e pabesueshme “Edhe Barella ka pesuar nje demtim: Ndaj Parmes eshte ne rrezik te forte.”

Sky Sport – Inter, gjithcka duket e pabesueshme “Edhe Barella ka pesuar nje demtim: Ndaj Parmes eshte ne rrezik te forte.”
Inter Club Staff

Pas barazimit ne shtepi ndaj skuadres se Sassuolos me rezultatin 3-3, u kritikua jo pak zgjedhja e Contes per te lene pushim disa titullare.

Por me sa duket, te pakten ne mesfushe, Conte me te vertete nuk eshte se ka pasur zgjedhje tjeter.

Edhe pse duket e pabesueshme kur e lexon, Niccolo Barella sipas disa burimeve ne Appiano Gentile dhe sipas Sky Sport, ka pesuar nje demtim.

Ne kete moment behet fjale per nje demtim te lehte muskular, por demtime te tilla dihet se sa te komplikuar behen ne rast se lojtaret nuk marrin pushimin e duhur.

Sipas Sky Sport gjithmone, Niccolo Barella nuk eshte aspak mire dhe ka ndjere nje dhimbje ne pulpe ne stervitjen nje dite perpara ndeshjes.

Pikerisht per kete arsye ai nuk ka luajtur asnje minute ndaj Sassuolos dhe rreziku eshte shume i larte qe te mos luaje as ne ndeshjen ndaj Parmes.

Nje cmenduri e vertete ajo qe po ndodh ne mesfushen e Interit sepse aktualisht jane kater lojtaret qe mungojne: Sensi (demtim muskular), Brozovic (demtim muskular), Vecino (probleme ne menisk) dhe i fundit Barella.

Nje skenar shume i keq ky askush nuk do e kishte menduar kur rinisi sezoni. Por me sa duket, ndalesa e gjate dhe ngarkesa e larte menjehere ka pasur nje ndikim teper te keq ne skuadren e Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.