Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti italian jep lajmin e papritur: “Une di nje sekret. Marotta ka filluar tratativat me Pogba: ja detajet.”

Eksperti italian jep lajmin e papritur: “Une di nje sekret. Marotta ka filluar tratativat me Pogba: ja detajet.”
Inter Club Staff

Enzo Bucchioni, ne editorialin e tij per TMW tregon se eshte i bindur per nje kalim te Paul Pogba tek Interi nga Manchester United. 

Ky do te ishte nje operacion qe do te ishte nje bombe e vertete ne ambjentet e merkatos nese do te ishte i vertete.

Manchester United nga ana e tyre duket se nuk e konsiderojne me francezin te pashitshem. Por nderkohe, ja cfare ka shkruar Enzo Bucchioni, gazetar dhe ekspert i njohur italian ne editorialin e tij.

“Dje ka ardhur konfirmimi i pare nga Manchester. Klubi anglez ka bere qe te bjere e drejta e rinovimit automatik qe ishte ne kontraten e francezit dhe qe skadon ne 2021.”

“Kjo do te thote se lojtari eshte ne merkato dhe nuk ka nje te ardhme ne Angli. Nuk ka me nje automizem qe te tregon te kunderten.”

“Tani Pogba-Inter eshte nje operacion real. Sipas mendimit tim madje, eshte nje destinacion i sigurt e gjithcka ka mbaruar. Eshte bere.”

“Mund te them me siguri qe Interi eshte e para ne liste bashke dhe pas saj eshte Real, Juventusi dhe PSG. Shanset e Interit jane me te shumta per dy arsye.”

“E para eshte Raiola, i cili ka vene ne pjate ari lojtarin per mikun e tij Marotta. Ata kane nje mardhenie shume te mire.”

“Nderkohe, arsyeja e dyte ka te beje me Antonio Conten: ai eshte tranjeri i preferuar i Paul Pogba, tranjeri qe e beri ate qe eshte sot.”

“Raiola nga ana e tij po punon me terrenin sepse Manchester United dhe Inter gezojne raporte shume te mira dhe kete gje e tregojne operacionet e sezonit te kaluar dhe ketij sezoni: Lukaku, Sanchez, Young.”

“Pra, vullneti per te gjetur rrugen e perbashket nese palet do te ulen ne tavolinen e diskutimeve eshte shume i larte.”

“Gjuha e perbashket duhet te gjendet ne radhe te pare me koston e lojtarit dhe per rrogen e tij edhe pse per kete te fundit ai mund te beje ndonje sakrifice per tu rikthyer ne krahet e tranjerit qe besoi i pari tek ai.”

“Nga palet ne keto momente po punohet fort por ne menyre te fshehte: Raiola nga ana e tij po punon me United dhe Marotta nderkohe po punon me bilancin e klubit por nuk deshiron qe ky lajm te behet lajm kryesor ne media sepse asnjehere nuk i dihet se si perfundojne operacione te tilla dhe nuk deshiron te zhgenjeje tifozet ne rast se ky transferim nuk behet.”

“Pak a shume si me Christian Eriksen qe edhe pse ishte super i sigurt transferimi i tij ne Milano, Marotta bente sikur nuk njihej me agjentin e lojtarit.”

“Te thuash sot qe Pogba do te vije tek Interi, eshte e nxituar, po. Por di tju them se Interi po tentojne per te dhe do te tentojne deri ne fund. Ky eshte nje sekret qe une e kam marre vesh. Zikalterit nuk kane frike as nga konkurenca madje.”

“Kam apo jo te drejte, do e tregoje vetem koha. Te presim dhe te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.