Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

773 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport jep lajmin e pare pas zyrtarizimit te Inzaghit: “Ja kush eshte emri i pare qe ka kerkuar ne merkato: pikerisht…”

Sky Sport jep lajmin e pare pas zyrtarizimit te Inzaghit: “Ja kush eshte emri i pare qe ka kerkuar ne merkato: pikerisht…”
Inter Club Staff

Ashtu si eshte dokumentuar nga te gjitha mediat diten e sotme, Simone Inzaghi ka qene per nje vizite ne Appiano Gentile.

Nder te tjera, Inzaghi eshte zyrtarizuar edhe si tranjeri i ardhshem i zikalterve nga vete klubi ne te gjitha kanalet e saj te informacionit.

Per kete ka folur Sky Sport Italia, e cila ka treguar diten e tranjerit te ri te Interit, por ka zbuluar edhe se ka pasur nje takim merkatoje me te.

Inzaghi ka qene gjate gjithe kohes ne Appiano Gentile i shoqeruar nga Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit. Nderkohe, me vone ka mberritur edhe Marotta.

Ata jane ulur per te ngrene dreke te gjithe bashke, dhe duket se kane folur per tema shume te rendesishme (shitje dhe blerje te mundshme).

“Me sa duket, Inzaghi i ka deri diku idete e qarta. Ai e di qe mund te humbase Hakimin, por nderkohe po mendon per krahun e majte.”

“Sipas informacioneve te para qe na vine, duket se Simone Inzaghi ka kerkuar vetem nje emer per kete krah: Emerson Palmieri.”

“Lojtari ndodhet te Chelsea dhe sapo eshte shpallur Kampion i Europes, edhe pse ka luajtur shume pak. Duket se ish-tekniku i Lazios e ndjek ate prej kohesh dhe e ka ne krye te listes se tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.