Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe gabimi i madh i bere ne merkato me nje nga super talentet zikalter: “Marotta eshte penduar: 0 minuta te luajtura qe prej…”

Inter dhe gabimi i madh i bere ne merkato me nje nga super talentet zikalter: “Marotta eshte penduar: 0 minuta te luajtura qe prej…”
Inter Club Staff

Gjashte ndeshje ne Serie B, nje ndeshje ne Kupen e Italise: Totali? Shtate pankina dhe zero minuta te luajtura.

Ky eshte bilanci i fillimit te sezonit per Lorenzo Pirola qe deri me tani ka qene nje tmerr i vertete, shume larg pritshmerive.

Mbrojtesi i lindur ne 2002 dhe qe eshte ne pronesi te Interit, eshte rikthyer ne Monza pas nje mbyllje sezoni te mire vitin e kaluar por ende nuk ka vene kembe ne fushe per kete vit.

Ne fundjave, ne ndeshjen ndaj Pordenones eshte leshuar nje sinjal shume i qarte nderkohe: as skualifikimi i Caldiroles nuk ka sherbyer qe Pirola te luaje.

Tranjeri Stroppa ka preferuar qe ne fushen e lojes te hedhe bullgarin Antov e ky eshte nje sinjal i keq per Pirolen dhe per klubin zikalter qe ka pasur pritshmeri te tjera per te.

Por nese te gabosh eshte njerezore, te perserisesh gabimin nuk eshte dicka shume e mencur. Pikerisht per kete fakt, Marotta mund te vendose qe te prishe marreveshjen e ketij huazimi dhe ta kaloje diku tjeter lojtarin per te luajtur me shume.

Por nderkohe qe Pirola nuk luan, fjalet e tranjerit Stroppa kane qene te ndryshme:

“Mendoj se Pirola mund te jete nje titullar potencial: duhet te qendroje i qete. Me siguri do te vije momenti i tij. Kur ta gjej gati, nuk do te dale me nga fusha.”

Gjithesesi, Interi nuk ka nevoje per fjale ne kete moment por per fakte: pikerisht per kete arsye Marotta mund te marre nje vendim drastik ashtu si e shpjeguam edhe me lart.

Interi nuk e ka luksin qe nje nga super talentet e saj ta lere ne huazim te nje skuader qe e shikon si te fundit te hirarkise ne pozicionin e tij. Hipoteza qe ai te shkoje diku tjeter ne vere eshte shume e gjalle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.