Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sports zbulon: “Inter, Kante kushton shume: ja kush eshte PLANI B i zikalterve. Luan ne Angli me Fulham.”

Sky Sports zbulon: “Inter, Kante kushton shume: ja kush eshte PLANI B i zikalterve. Luan ne Angli me Fulham.”
Inter Club Staff

Eshte Jean Michael Seri, mesfushori i klasit 1991 o Fulham, plani B i Interit ne rast se nuk vjen N’Golo Kante.

Ky i fundit eshte endrra e merkatos se Antonio Contes, por per ceshtje kostosh, mund te mbetet thjesht nje enderr.

Kete gje tregon Sky Sports ne keto momente, te cilet nisen nga zerat qe kane dale ne France pak ore me pare.

Me sa duket, lojtari nga Bregu i Fildishte, i cili ka qene ne huazim te Galatasaray, mund te jete nje profil i kapshem per Interin nga ana e rroges dhe kartonit.

Kjo edhe per arsye se ai mund te vije fillimish te nje ‘prove’ njevjecare: ideja eshte qe ai te huazohet.

Nderkohe, ne France sot ne mengjes shkruhej per kete ceshtje si me poshte: “Interi ka kerkuar prej kohesh Kante dhe Tanguy Ndombele, por jane dy pista te veshtira.”

“Sot per sot, eshte shume e veshtire sepse zikalterit duhet te shesin disa lojtare te rendesishem per tu afruar me ate ne merkato.”

“Prandaj pista Seri eshte nje piste me e mundshme per zikalterit. Ai eshte nje emer i njohur sepse perpara dy vitesh ka qene shume afer Barcelones por me pas ka pasur nje renie ne paraqitje. Sezonin e fundit ka luajtur ne Turqi. Per kete lojtar dhe interesimin e Interit priten te reja ne ditet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.