Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mauro Icardi hyn perfundimisht ne historine e Interit: ja super rekordi qe theu dje kapiteni

Mauro Icardi hyn perfundimisht ne historine e Interit: ja super rekordi qe theu dje kapiteni
Inter Club Staff

Perfundimisht ne historine e Inter, me hapa galopant, pa e ndalur asgje dhe pa e trembur askush. 

Po flasim per kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Ne venat e tij kalon goli, kjo gje dihet tashme, por sulmuesi i Interit cdo dite e me shume po shkruan emrin e tij me germa te arta ne historine e Interit duke thyer rekord pas rekordi.

Numrat kane filluar te trembin (ne sensin pozitiv te gjese) dhe ermat qe po arrin te kaloje Icardi ne historine e Interit, jane ata te Olimpit zikalter,

Icardi dhe golat, golat dhe Icardi. Eshte tashme nje binom i padiskutueshem, me te cilin tifozet e Interit po vazhdojne te besojne tek Champions League.

Shifrat nuk kane nevoje per interpretim. Interi nje sulmues si Icardi ne nivel realizativ nuk e ka pasur qe prej sezonit 1958-59. Po, mire e lexuat. Plot 60 vjet.

Pikerisht per kete ka folur edhe portali i njohur i statistikave Opta dje, te cilet kane kujtuar se ne kete sezon Mauro Icardi ka arritur te shenoje 26 here.

I fundit qe ka arritur ta beje kete gje ka qene Antonio Velentin Angelillo.

Ai ka qene nje nga sulmuesat me te medhenj te historise se Interit dhe qe zikalterit kane njohur, nje prej atyre qe nuk do te harrohet kurre.

Kete gje po provon ta beje edhe Icardi, ne menyren qe ai di ta beje me mire: me golat.

Interi dhe tifozet e saj besojne ende tek ai per nje gare te veshtire per nje vend ne Champions League, ne pritje per te shkruar faqe te tjera te historise.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags