Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

893 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti gazetareve: “Mos ikni, dua t’ju them dicka” dhe zbulon dhuraten per Steven Zhang

Spalletti gazetareve: “Mos ikni, dua t’ju them dicka” dhe zbulon dhuraten per Steven Zhang
Inter Club Staff

Luciano Spalletti ka dashur ta evidentoje per te gjithe te pranishmit. 

“Zhang eshte nje garanci per te gjithe”, per historine e familjes se tij dhe per fuqine e grupit qe perfaqeson.

Ky eshte mendimi i teknikut toskan qe ka ne mendje nje dhurate per presidentin e ri. Kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport:

“Skena dje ishte simpatike dhe simbolike. Lucianp Spalletti largohet nga konferenca per shtyp dhe mbyllet ne dhomen ne Appiano Gentile ku zhvillohen intervistat per TV por paralajmeron te gjithe gazetaret: “Mos ikni, dua t’ju them edhe dicka tjeter.”

Dhjete minuta me vone, tekniku zikalter hyn perseri ne konference per shtyp dhe mikrofonat ndizen perseri:

“Me pelqente qe te nenvizoja kete: Steven Zhang eshte nje garanci shume e madhe per tifozet e Interit.”

“Fakti qe ai eshte bere president eshte dicka shume e mire, thelbesore. Une jam qene ne Kine dhe kam pasur mundesi qe te njoh edhe babain e tij, kam kuptuar qartesine e tyre per te bere biznes.”

“Cdo here qe shikon Steven flas gjate me te, ai arrin te me transmetoje deshiren e tij per Interin. Duket sikur do te me thote me shprehine e fytyres se “edhe une jam mister me ju, jam me ty”.

“Me shume se fjalet mjalt per te, Spalletti nuk deshironte te shperdoronte kete mundesi ne kete jave ku Interi duhet te shtrengoje dhembet nga ana fizike sidomos.”

“Por Spalletti ne fund deklaron se deshiron te beje nje dhurate per Steven nga i gjithe Interi: “Duhet ti dhurojme kualifikimin ne Champions. Eshte nje trofe per te gjithe ne, vlen po aq shume sa kupa. Pastaj duhet te fillojme te luajme por edhe te fitojme ndeshjet e medha. Gje qe e kemi bere pjeserisht, por qe duhet ta bejme me shpesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.