Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Radja jashte. Brozo? Top player, ka busull me vete. Mou? Mos e ngacmoni luanin…”

Spalletti: “Radja jashte. Brozo? Top player, ka busull me vete. Mou? Mos e ngacmoni luanin…”
Ardis
  • On 10/11/2018, 19:55

Mbas barazimit me Barcelonen ne Champions League, Interi do te kthehet serish ne fushe neser ne oren 12:30 kunder Atalantes.

Ne prag te ndeshjes , trajneri zikalter Spalletti ka folur ne konferencen per shtyp:

INTERTV

“Morali i skuadres eshte i mire, kur arrin te marresh rezultate te mira rritet edhe serbatori i bindjes. Nuk duhet te bejme konfuzion, e cila stimulohet nga supozimet dhe eshte e nevojshme te tregohemi te zote per te menaxhuar te dy serbatoret”.

“Fitoret nuk te japin avantazhe ne ndeshjen e ardhshme. Do te rifillojme duke mos dorezuar asnje centimeter. Duhet te kemi objektivitetin per te pare forcen e Atalante-s ne kampionatet e shkuara dhe ne kete sezon”.

“Eshte shume e rendesishme qe te gjithe duhet te tregohen te gatshem, ky eshte kualiteti i kampionit te vertete. Gagliardini, Joao Mario, por edhe Dalbert… Atyre i bej komplimente sepse ne nje moment te caktuar dhe te duhet nje mentalitet i vazhdueshem solid sepse te duhet te ri-stimulosh gjithmone veten”.

KONFERENCA PER SHTYP

MESFUSHA – “Ata qe jane me te lodhur, jane ata qe kane luajtur me shume: Brozovic me minutazhin dhe me elementet ekstra qe ai performon ne brendesi te ndeshjes (numrat thone se qe eshte ai qe ka bere me shume km), por eshte ajo qe e lidh me shume lojen, nga gjysma e fushes ne drejtim te Curva Nord”.

“Fale tij e gjithe skuadra merr pjese ne manovren e lojes. Sot do te vleresojme rekuperimin e tij. Borja Valero ka bere nje pjese te ndeshjes me nje kualitet te rendesishem, por nuk ka luajtur shume per shkak te zgjedhjeve te mia.”

“Nainggolan ka tentuar te beje ate qe jemi mesuar te shikojme, eshte vene ne dispozicion, por ka bere hapa mbrapa per shkak te kushteve fizike te tij, veshtire se do te jete ne kete ndeshje”.

ATALANTA – “Neser do te jete koeficenti maksimal i veshtiresise nese ne nuk e konsiderojme mire qe neser do te jete ndeshja e fundit perpara ndeshjeve te kombetareve dhe nuk ishte ndeshja e fundit ajo e se martes”.

“Ndeshja e ardhshme per nga menyra se si duhet trajtuar, duhet te jete nje vazhdim i Champions League. Atalanta ka numra prej nje skuadra lart ne klasifikim, po paguan faktin se nuk kane arritur te marrin frytet e lojes se prodhuar”.

“Eshte nje skuader qe ne ate fushe dhe ne ate stadium kenaqet dhe te vë perfund dhe vjen koke me koke dhe te stimulon me forcen fizike dhe mendore qe kane. Dhe mbas te gjithe kesaj fshihet Gasperini, qe ben gjera te mira per boten e futbollit. Influencon duke e bere me te bukur dhe me moderne”.

MOURINHO – “Me duket se vete ai ka thene se ne gjakftohtesi nuk do e bente nje gjest te tille dhe jemi te gjithe dakord me te. Ka presione emocionale, mbi te gjitha ne ndeshje decizive dhe ekziston rreziku per te rene pre e reagimeve te vogla, une e di mire kete gje sepse bej nje pune te tille. Nese qendrojme ne keto nivele arsyetimi, eshte pjese e spektaklit. Nese e ngacmon nje luan, luani hungerin”.

LAUTARO – “Eshte mire, po e perjeton kete periudhe ashtu si Keita, si Candreva, Ranocchia, Joao Mario, Miranda, Politano, ashtu si dhe une ne disa ndeshje”.

MODULI“Mund te perdoren te dyja modulet e mesfushes. Presingu i larte apo i ulet eshte shume i thjeshte per tu ndryshuar gjate fazave te lojes dhe shpesh ne nje mesfushe me 3 mund te modifikohet vetem ne korrigjimin e ndeshjes”.

“Sot luajme 4-2-3-1 por gjate zhvillimit te lojes gjendet edhe moduli 4-3-3. Diferencen e ben se cfare loje ben skuadra kundershtare, nese jane te zote duhet pare me shume vemendje, por eshte gjithmone nje kundershtar i te gjitheve dhe jo i vetem nje”.

“Sukseset e njepasnjeshme, ishte ajo qe duhet te benin mbas nisjes, rrugetimi jone duhet te jete nje kampionat i ketij niveli. Nese e merr me qetesi per nje periudhe te caktuar, me pas te duhet te vraposh me shume”.

“Keto fitore te njepasnjeshme te rrisin bindjen, duhet te jemi te vemendshem te mos e stimulojme shume dyshimin. Nuk duhet te heqesh dore nga perballja me kundershtarin”.

BROZOVIC – “Perrotta, Totti, Brozovic… ndryshim pozicioni ne fushe? Ne Torino kane thene gje qe Pjanic nuk duhet ta permendni? Pjanic eshte njeri prej atyre qe ja ka dale shume mire. Nuk jam une ai qe i bej keto, por jane ata qe tregojne se kane keto karakteristika. Jane lojtare te medhenj.”

“Eshte e qarte se nese nje lojtar ka bindje tek forcat e veta, e di shume mire se cfare duhet te beje.  Brozo eshte ne kete rrugen ketu: ka kemben me nje busull me vete. E di shume mire se ku duhet te shkoje ai dhe topi. Eshte bere nje lojtar shume i rendesishem per ne. E perseris qe na duhen lojtare si ai per te arritur ne maje dhe ai eshte nje top player.”

SERIE A – “Juventusi eshte me e forta dhe me te gjitha shanset do te fitoje kampionatin. Por ka skuadra te veshtira gjate nje Serie A qe mund te vene ne diskutim kete gje. Skuadrat e tjera duhet te tentojne gjithmone per te bere te pamunduren kunder skuadrave te forta. Ndonjehere eshte pare se eshte e pamundur, por asnjehere nuk duhet te dorezohen deri ne minuten e 95.

RRITJA – “Me e veshtire te pergatisesh nje ndeshje ndaj Atalantes apo Barcelones? Varet nga rritja mendore e klojtareve. Nje strishe fitoresh rresht e kemi bere dhe vjet por edhe ne kampionatet e kaluara. Kontratat te bejne lojtar te Interit, por rezultatet dhe fitoret te fusin ne historine e Interit. Reaksioni i tifozeve te Interit tek gjesti i Mourinhos e tregon kete gje. Pas rezultateve te arritura, dashuria pa kufi eshte nje stimul edhe per ne. Duhen rezultate te vazhdueshme per tu permiresuar dhe per te bere popullin Interist te kete sa me shume kenaqesi.”

STADIUMI – “I lumtur qe eshte gjetur rruga e perbashket me Milanin. Dy klube te medha bashke mund ti japin akoma me shume kualitet rezultatit te stadiumit. Mua me pelqen San Siro ashtu si eshte tani e te gjithe ata qe njoh une me kane thene se si San Siro nuk ka ne nivel stadiumesh. Nese dy super skuadra si Interi dhe Milani vihen ne dakordesi per te vene dore do e bejne ne menyren me te mire te mundshme e per te bere tifozet te ndihen si ne shtepine e tyre. Do te arrijne nje inovacion teknologjik per ti bere te gjithe te ndihen si ne shtepi.

PERISIC – “Ai ndodhet ne cdo numer qe ka arritur Interi tani dhe ne cdo numer te klasifkimit te Interit. Te shikojme golat dhe assist eshte shume e thjeshte, por ka edhe numra te tjere dhe sjellje ne fushe qe perbejne paraqitjen e nje lojtari. Shikoni Skriniar dhe Handanovic pershembull. Jemi shume te lumtur me Perisic dhe me vrapimet e tij na jep nje kontribut qe une do e fusja ne cdo skuader ne bote.”

DALBERT, JOAO MARIO dhe GAGLIARDINIT – “Me emra individuale rrezikoni qe te humbisni nga syte punen e nje Vecino apo nje Gagliardini. Icardi dhe Lautaro kane thene qe duan te luajne bashke… Te gjithme kemi mesuar se duam nje grup lojtaret qe te jene te forte. Nese Lautaro dhe Icardi do te luanin bashke vazhdimisht do te na thonin duhen 2 Lautaro dhe 2 Icardi dhe pse Spalletti si fut te katert njekohesisht?”

“Jemi ne nje situate te qarte ku te gjithe i dine detyrat qe kane. Per mua me te penalizuarit jane ata qe nuk jane ne listen Champions: Gagliardini, Joao Mario dhe Dalbert. Atyre i shkon merita e te qenit profesioniste. Kur je vetem dhe rri ne palester per tu stervitur nderkohe qe tjeret po luajne Champions, aty shihet kualiteti i personave dhe te mos lenit asnje centimeter ne cdo situate qe te vjen perpara. Ata po qe jane nje gje e vecante per mua.”

Per Sky – “Gagliardini? Eshte shume i forte ai, nje profesionist me P te madhe. Kur vjen te stervitet eshte nje spektakel te shohesh deshiren qe ai ka dhe do te jete neser ne ndeshje sepse e meriton plotesisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.