Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Skualifikimi? Nuk dua te flas, por do ju tregoj se pse eshte i rrezikshem. Objektivi yne…”

Spalletti: “Skualifikimi? Nuk dua te flas, por do ju tregoj se pse eshte i rrezikshem. Objektivi yne…”
Inter Club Staff

Nuk ka as kohe per te shkarkuar adrenalinen e transfertes se Genovas sepse kampionati i Interit kerkon nje tjeter konfirmim: neser ne darke ne Meazza vjen Fiorentina e Stefano Polit, ish-tranjerit te Interit qe e ka nisur shume mire sezonin e tij. 

Ai e ka nisur konferencen per shtyp duke kerkuar falje: “Nuk kam dashur te mungoj ne funeralin e Giorgio Rossi. Nje njeri i madh qe dinte te masazhonte me duar dhe me zemer. Nje njeri fantastik qe do ta kem me vete gjithmone.”

E me pas gazetaret kane filluar nga pyetjet:

Fillon menjehere me nje mini-cikel. Ndeshja e neserme eshte nje ndeshje ku nuk duhet humbur perqendrimi?

“Kemi perfunduar stervitjen dhe tani jam i lumtur per shpirtin e skuadres dhe per ate qe pashe. Jane te gjithe ne dispozicion dhe duan te luajne por eshte e pamundur qe te gjithe te luajne te gjitha ndeshjet. Kemi nje grup ku te gjithe mund te zevendesohen. Ekzistenciale eshte qe te japim nje rendiment ne lartesine e emrit te Interit dhe te kualiteteve qe kemi. Tani jemi me afer.”

Mendon se Interi ka marre nje trajtim ndryshe pertej episodit tuaj?

“Mbi kete eshte kapitull i mbyllur. Me vjen thjesht keq por nuk dua te them asgje. Per sa i perket episodeve me VAR as koken nuk e kam kthyer. Tek goli ishte e rendesishme situata dhe pata kete reaksion por per mua po krijohet nje precedent shume i veshtire per tu menaxhuar ne te ardhmen.”

Si eshte gjendja e Nainggolan?

“Ne kete moment i ben mire te luaje per te gjetur gjendjen optimale. Eshte e qarte qe pastaj do te shohim ndeshje pas ndeshje. Por ose do te luaje ose do te mbese jashte (qesh).”

Pret nga skuadra te luaje menjehere duke nxjere dhembet qe ne fillim dhe si nje skuader e madhe ne dy ndeshjet e radhes?

“E dime qe kemi humbur pike dhe me pas kemi fituar dy ndeshje ku kemi bre dy hapa gjigand perpara. Por duhet te kemi vazhdueshmeri. Duhet te shkojme ne fushe dhe te marim rezultatin. Nuk duhet te kenaqemi. Duhet te jemi ne kerkim. Fiorentina ka nje tranjer shume te mire te cilin e njoh edhe nga afer si tranjer. Ka nje skuader te madhe Firenze kete sezon. Kane Chiesan qe mund te zgjidhe ndeshjet edhe i vetem. Por edhe ne kemi nje skuader te madhe dhe te rendesishme e per ata  qe do te mbushin stadiumin duhet te japim dyfishin. Ai i joni eshte nje stadium qe ka qene gjithmone ne krah te djemve te mi gjate gjithe sezonit. Edhe vitin e kaluar.”

Si e shikon Icardin pas kesaj nisje pa gol ne Serie A?

“Po prek po aq topa sa vitin e kaluar. Eshte nje e dhene e lehte per tu vertetuar. Do te ishte interesante te vleresonim edhe sa topa ai prek ku ndihmon shoket e skuadres. Nese shihen futbollistat, duhen pare edhe karkterisikat e tij. Por ai eshte ende i ri dhe kampionatin e ka perpara. Une i kerkoj te preke me shume topa sepse nuk dua te preke me pak, por eshte mjaftueshem mire. Golat do te vijne.”

A e prisje kete rritje te Brozovic?

“Nuk kam blere nje lojtar tjeter ne ate rol sepse e dinim qe mund te besonim tek ai per kete pergjegjesi ne te qenit regjist i skuadres dhe qe e ben shume mire. Ai di te zhvendose lojen shume mire. Instiktivisht eshte nje njohes i mire i futbollit, ka nje busull ku e di gjithmone ku duhet te shkoje e te pasoje.  Problemi eshte qe gjithmone ka qene nje mesufushor qe ka sulmuar hapsirat dhe eshte teper aerobik. Aq shume sa vrapon me shume se cdo njeri tjeter ne fushe. Ne boteror ka bere ne nje ndeshje te vetme per shembull 16 kilometra. E pabesueshme. Por eshte e qarte se kur mban mbi shpine keto kilometra, humbet dicka ne kualitet dhe kjo eshte dicka qe ai nuk duhet ta beje. Duhet te jete me i zoti te kontrolloje vrapin ne zonen ku duhet te vrapoje sepse ai duhet te vrapoje aty ku kalojne me shume topa. Ate i kerkoj une. Nese arrin ta beje edhe kete gje, do te kaloje komplet ne nivel tjeter pastaj.”

A vuan Interi ne San Siro?

“San Siro eshte Scala del Calcio. Mund te qendroje fakti qe krijohet nje lloj presioni sepse perballe atij publiku nuk deshiron te gabosh kurre. Por duhet te jete nje stimul per futbollistet, dicka qe te ben per te kapercyer cdo barriere.”

Ne gjashte ndeshjet e para te sezonit mesfusha ka bere gjysmat e golave te skuadres. Deri ne fund mendon se mesfusha do te beje golat qe munguan vjet?

“Vitin e kaluar kemi pasur me pak mundesi ne pergjithesi. Tani kemi nje skuader me me shume lojtare por edhe me lojtare qe kane golin ne gjak. Qe kane besim tek shenimi i golit edhe pse jane mesfushore. Pastaj jane njohur me mire tani lojtaret, luajme me shume si skuader. Pres edhe ndonje gol me shume sepse kemi futbollista me kualitete te medha. Nderkohe qe pres me shume gola nga mesfusha dua qe edhe ata qe shenuan vjet te shenojne perseri.”

Sa ka qene i rendesishem Borja Valero dhe te tjeret qe jane futur me vone gjate ndeshjeve?

“Ka qene shume i rendesishem sepse ata qe kane hyre nuk jane futur me idene per te mbushur minutazhin qe mungonte, por jane futur per te bere diferencen, per te dhene ndihmen e fundit per te arritur tek fitorja.  Kjo eshte ajo qe ben diferencen sepse mund te dale nga fusha edhe ai qe ka qene me i miri ne fushe dhe ai qe po futet mund te behet me i miri ne fushe. Ndodh edhe qe ato 20 minuta te fundit te jene me te mira se ato 70 te atij tjetrit me pare. Pastaj eshte e qarte qe kush eshte mire dhe kush eshte me pak mire, une zgjedh te heq te dytin. Por duhen bere tre zevendesime per ndeshje. Borja Valero eshte nje njeri qe ve perpara te gjitheve ato qe duhet te jene mendimet e gjithesecilit: e mira e skuadres vjen perpara cdo gjeje.  Ka nje mentalitet qe nese si skauder do e aplikojme, do te arrijme larg.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.