Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 31, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Gazzetta: “Po vjen Juventus-Inter: ja si eshte gjendja e dy skuadrave. Juve nuk ka…”

SPECIALE – Gazzetta: “Po vjen Juventus-Inter: ja si eshte gjendja e dy skuadrave. Juve nuk ka…”
Inter Club Staff

Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me Sampdorian.

Zikalterit kane fituar 3-0 ndaj ishit Stankovic, nderkohe qe edhe Juventusi ka arritur te fitoje me Empolin ne transferte.

Por si po vijne ne kete ndeshje Inter dhe Juventus? Per kete flet La Gazzetta dello Sport, ne nje speciale:

“Ne ndeshjen e Allianz Stadium, me mire po vjen Inzaghi. Skriniar dhe shoket e tij te marten do te luajne nje fare miqesore ndaj Bayern Munich”.

“Nje miqesore luksi sepse piket per tu kualifikuar jane arritur. Nderkohe, Juventusi do te provoje te munde PSG per te mos e mbyllur e fundit grupin”.

“Tani me siguri edhe euforia eshte nga ana e skuadres se Inzaghit, sepse objektivi i pare i skuaders eshte arritur (kualifikimi per me tej ne Europe).”

“Nderkohe, Allegri duhet te perdore nje zhgenjim per eleminimin nga Champions per te motivuar skuadren e tij”.

“Por edhe ne aspektin e demtimeve, Inzaghi buzeqesh me shume se Allegri: Lukaku eshte rikthyer dhe ka shenuar direkt ndaj Viktorias, por sot eshte demtuar.”

“Brozovic eshte ende larg, por ne Stadium te pakten do te jete ne pankine. Nderkohe, Allegri nuk do te kete Pogba dhe Chiesa, qe jane jashte prej shume kohesh.”

“Por shqeteson edhe mungesa e Vlahovic, qe eshte ne dyshim te forte. Nese morali i demtimeve do te kishte nje ane, edhe ky do te ishte nga Inter”.

“Gjithesesi, transferta e Torinos eshte gjithmone nje tarnsferte e veshtire dhe nje ndeshje Juventus-Inter ka gjithmone te papritura brenda.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.