Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biraghi dhe Dalbert, ja vendimi i fundit nga Interi per ta

Biraghi dhe Dalbert, ja vendimi i fundit nga Interi per ta
Inter Club Staff

Nder futbollistet jashte projektit te Contes dhe qe nuk do te rikthehen me tek Interi duket se jane edhe lojtaret e krahut si Henrique Dalbert apo Valentino Lazaro. 

Nderkohe qe i pari e ka te sigurt qe nuk do te rikthehet me te veshe bluzen zikalter, mbase i dyti (austriaku) mund edhe te kthehet nese skuadrat qe e deshirojne nuk do te paguajne aq sa duhet.

Por pervec tyre, Interi ka edhe shume lojtare te tjere ne huazim te cilet nuk bejne pjese ne planet e Interit (ashtu si folem edhe disa artikuj me pare) si puna e Ivan Perisic, Joao Mario dhe Mauro Icardi.

Por le te rikthehemi pak te lojtaret e krahut, sepse ky repart per Interin eshte shume i rendesishem edhe ne dalje, jo vetem ne hyrje.

Sipas te rejave te fundit, Interi ne keto dite po punon me Fiorentinen per nje shkembim perfundimtar qe perfshin dy lojtare.

Henrique Dalbert perfundimisht ne Firenze dhe qe mund te sjelle nje barazim per Interin ne bilanc duke mos pesuar asnje humbje dhe nderkohe ne kembim nga Fiorentina ne Milano do te qendronte ne menyre perfundimtare Cristiano Biraghi.

Ky eshte nje lajm qe nuk ngroh shume tifozerine e Interit qe ka pare paraqitje jo shume te mira te Biraghit kete sezon me bluzen e Interit dhe ata prisnin shume me shume nga ai.

Por tifozeria nuk eshte e vetmja, por edhe drejtuesit me Conten gjithashtu. Gjithesesi, Biraghi ka nje plus shume te madh dhe nje ‘mik’ te forte.

Ai eshte shume i vlefshem per listen UEFA te Interit sepse ka dale nga akademia zikalter dhe Interi mund te vendose per ta mbajtur edhe vetem per kete fakt duke qene keshtu rezerva e titullarit te krahut te majte duke pare se do te largohet Asamoah me siguri.

Emrat me te perfolur deri me tani per te ardhur tek Interi jane ato te dy futbollistave qe luajne tek Chelsea.

Njeri eshte spanjolli Marcos Alonso (me i veshtire per tu arritur) dhe tjetri eshte Emerson Palmieri (duket se per te Chelsea e ka te hapur deren e largimit).

Por me sa duket, nese ndonjeri prej tyre do te vije, do te kete konkurent reparti pikerisht italianin Biraghi i cili kete sezon ka vuajtur goxha kalimin tek nje klub i madh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.