Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Inter, ja kush eshte Radu, portieri qe do te zevendesonte Handanovic ndaj Sassuolos: ai…

SPECIALE – Inter, ja kush eshte Radu, portieri qe do te zevendesonte Handanovic ndaj Sassuolos: ai…
Inter Club Staff

Ndonjehere ne jete fati, dhe ky eshte rasti edhe ne futboll, rezervon surpriza te medha pavarsisht parashkimeve.

Si per shembull te gjesh veten titullar ne menyre te papritur kur e ke kaluar te gjithe sezonin ne pankine me zero shanse per te treguar aftesite e tua.

Eshte ajo qe i ka ndodhur Ionut Radu, portierit te dyte te Interit, qe nuk ka gjetur dot mundesi te luaje as ne Kupen e Italise.

Lojtari keshtu pritet te jete titullar ne ndeshjen e se shtunes ndaj Sassiolos ne Meazza, sepse Handanovic do te mungoje per shkak te Covid19.

Klasi 1997 do te gjeje veten perballe nje testi shume te rendesishem e ndaj nje skuadre qe luan loje shume sulmuese.

Perballe do te kete njerez si Domenico Berardi, Francesco Caputo, Jeremie Boga, Filip Djuricic, te cilet kane qene ne gjendje te godasin shume skuadra kete sezon.

Me siguri, nuk eshte aspak nje ndeshje e qete per nje mbrojtes nje ndeshje ndaj Sassuolos e nuk eshte keshtu as per nje portier.

Pikerisht Sassuolo mund te kishte qene skuadra e Radu nese gjerat do te kishin shkuar ashtu si u parashikuan.

Dy vite me pare, duke qene se Andrea Consigli kishte kontraten ne skadence dhe shume dyshime per qendrimin ne Reggio Emilia, drejtuesit e Sassuolos kishin kerkuar portierin rumun te agjenti i tij, Oscar Damiani.

Deshira ishte qe ta benin portierin titullar te Sassuolos, por ne fund nuk u be asgje ku Radu shkoi te Genoa, ku edhe pse ishte nje nga me te miret, nje marreveshje e papritur dhe e pakuptueshme me Juventusin, e uli ate ne pankine duke rikthyer Perin ne Genoa e duke e bere menjehere titullar.

Te shtunen nderkohe ai do mbroje porten e Interit, pikerisht perballe asaj qe mund tek kishte qene e ardhmja e tij.

Nderkohe, kjo do te jete nje mundesi e mire per te treguar tek Interi se ai vlen te llogaritet per nje te ardhme pa Handanovic, e per te shuar hijen Musso nga mendja e drejtesve zikalter.

Nuk do te jete e thjeshte, por eshte nje mundesi qe ai duhet ta shfrytezoje ne maksimum. Mbi te gjitha, duhet ta meritoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.