Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,087 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Inter, ja sa milione euro do te kushtonte shkarkimi i Simone Inzaghit!

SPECIALE – Inter, ja sa milione euro do te kushtonte shkarkimi i Simone Inzaghit!
Inter Club Staff

Nje nga kerkesat me te medha te tifozeve te Interit ne kete moment eshte edhe largimi i tranjerit Simone Inzaghi.

Por nderkohe qe kjo ka te beje me aspektin sportiv, nje peshe te rendesishme ne kete vendim ze edhe aspekti ekonomik.

Per kete gje ka folur Marco Barzaghi, i cili ka shpjeguar: “Sot per sot, Inzaghi eshte solid ne pankinen e Interit”.

“Pozicioni i tij nuk eshte ne dyshim, por rezultatet deri me tani kane lene te kuptohet se Inter po mendohet se nese vazhdohet keshtu, dicka drastike mund te ndodhe”.

“Gjithesesi, le te kthehemi pak kohe prapa: klubi dhe tekniku kane firmosur nje kontrate te gjate ne sezonin e shkuar”.

“Marreveshja qe duhet te skadonte ne vitin 2023, tashme do te shkadoje ne 2024, dhe tranjeri ka nje kontrate dy vjecare me Interin”.

“Tranjeri kete sezon ka nje kontrate prej 4,5 milione eurosh ndersa ne sezonin e ardhshem do te kete nje kontrate prej 5,5 milione eurosh”.

“Kjo do te thote se Inter duhet ti jape Inzaghit edhe 9,6 milione euro page neto deri ne fund te kontrates se tij”.

“Por keto 9,6 milione page neto, jane 18 milione euro ne total bruto. Dicka e tille nuk do te aplikohej vetem nese Inzaghi do te pranonte te largohej me ndonje pagese paraprake nga Inter apo nese ai do te jepte vete doreheqjen”.

“Pastaj, dicka qe e agravon me shume situaten ne rast se Inter do te vendoste te shkarkonte Simone Inzaghin, eshte edhe impakti i tij ne bilancin e 2023/2024.”

“Ky bilanc, bashke me ate te 2024/2025 dhe ate te 2025/2026 do te jete objekt i Fair Play Financiar te UEFA.”

“Keshtu, ne rast se tranjeri shkarkohet, do te shenohej menjehere ne bilancin e 2022, dhe do te kishte nje peshe teper te madhe”.

“Ne dy bilancet e radhshme Inter do te kishte ne librin e pagave Inzaghin, qe ne total do te peshonte 18 milione euro”.

“Por kujdes, sepse nuk eshte vetem Inzaghi, sepse nese llogaritet edhe stafi i tij, te gjithe bashke e kalojne shifren 20 milione euro (bashke me tranjerin).”

“Kostot normalisht jane teper te larta, sidomos ne nje moment historik me veshtiresi te medha ekonomike per Interin”.

“Por nese Inter do te rrezikonte Champions League, demet ekonomike per Interin do te ishin shume here me te larta. Prandaj, nese do te jete nevoja per te bere dicka te tille, Marotta do e beje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.