Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Inter, numer me peshe per Nainggolan! Nga Simeone tek Veron: ja te gjithe 14 zikalter

SPECIALE – Inter, numer me peshe per Nainggolan! Nga Simeone tek Veron: ja te gjithe 14 zikalter
Inter Club Staff

Ne diten e prezantimit te Radja Nainggolan me ne fund eshte zbuluar edhe numri qe ai do e kete mbi shpine.

Mesfushori belg eshte shfaqur i lumtur per aventuren e tij dhe ka vendosur qe te mbaje mbi shpine.

Ky numer nuk shihet prej dy sezonesh ne shpinen e lojtareve te Interit, por ne te kaluaren e kane mbajtur veshur lojtare teper te medhenj, por edhe meteora zikalter.

Le te zbulojme se bashku te gjiteh numrat 14 te Interit qe kur eshte prezantuar numerimi fiks (qe nga sezoni 1995-1996):

I pari qe e ka veshur, ka qene Alessandro Bianchi: nje nder protagonistet e Kampionatit te rekordeve me Trapatonin ne pankine. Bianchi fitoi edhe nje Superkupe Italiane dhe dy Kupa UEFA. Ai zgjodhi numrin 14 ne sezonin e tij te fundit me Interin.

Image result for Alessandro Bianchi inter

I ardhur ne 1997, Diego Pablo Simeone behet menjehere nje nga njerezit me te rendesishem te Interit te Ronaldos te drejtuar nga Gigi Simoni. Cholo e mbajti numrin per dy vite duke fituar edhe Kupen UEFA.

I ardhur ne janarin e 2000 nga Real Madrid, Clarence Seedorf zgjodhi fillimisht numrin 14. Me pas ai mori numrin 10 por rendimenti i tij nuk i kapi asnjehere pritshmerite.

Ne sezonin pasardhes e mori numrin 14 Luigi di Biagio mbi shpine. Mesfushori i kalter e mbajti ate per tre sezone me radhe.

Image result for di biagio inter

Ne veren e 2004, me ardhjen ne pankine te Roberto Mancinit numri 14 u be prone e Juan Sebastian Veron. La Brujita numroi 70 prezenca me Interin ne dy sezone duke fituar nje Kupe Italie, nje Superkupe Italie dhe nje Kampionat.

Me pas, numri 14 u be prone e Patrick Vieira qe erdhi nga Juventusi i Serie B. Duke mos mare dot numrin 4 te Zanettit ai mori 14.

Image result for vieira inter

I ardhur tek Interi ne 2012, Fredy Guarin mbajti mbi shpine per dy sezone numrin 14 dhe me pas e nderroi per 13. Ai u be nje benjamin i tifozeve zikalter edhe pse nuk shkelqeu asnjehere vertete ne Milano.

I ardhur tek Interi ne 2013, Campagnaro mori numrin 14 te lene bosh nga Guarin sepse ai e quante ate numer me fat kudo qe shkonte.

Me pas ne 2015 numrin 14 e mori Martin Montoya qe erdhi nga Barcelona. Eksperience shume e shkurter ajo e spanjollit me bluzen e Interit.

Nderkohe kjo eshte tabela e plote qe prej 1995/96:

1995/96: Alessandro Bianchi
1996/97: Aron Winter
1997/98: Diego Pablo Simeone
1998/99: Diego Pablo Simeone
1999/2000: Ousmane Dabo/Clarence Seedorf
2000/01: Luigi Di Biagio
2001/02: Luigi Di Biagio
2002/03: Luigi Di Biagio
2003/04: Francisco Farinos
2004/05: Juan Sebastian Veron
2005/06: Juan Sebastian Veron
2006/07: Patrick Vieira
2007/08: Patrick Vieira
2008/09: Patrick Vieira
2009/10: Patrick Vieira
2010/11: Houssine Kharja
2011/12: Fredy Guarin
2012/13: Fredy Guarin
2013/14: Hugo Campagnaro
2014/15: Hugo Campagnaro
2015/16: Martin Montoya
2016/17: non assegnata
2017/18: non assegnata

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.