Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

‘Sport’ habit me shkrimin e saj: “Ja mega-rroga qe Barcelona i ka ofruar Lautaros. Interi eshte dorezuar?”

‘Sport’ habit me shkrimin e saj: “Ja mega-rroga qe Barcelona i ka ofruar Lautaros. Interi eshte dorezuar?”
Inter Club Staff

Barcelona ka vene ne shenjester mire dhe e vendosur sulmuesin e Interit qe kete sezon ka shkelqyer: Lautaro Martinez. 

Ai shihet si numri nje per tu bere pasardhesi i Luis Suarez ne Barcelone dhe ky operacion merkatoje shihet me optimizem te larte ne Spanje ku duket se sot ka pasur edhe disa lajme per kete ceshtje.

Sipas te perditshmes Sport, Interi me sa duket eshte pothuajse e dorezuar perballe ofertes qe Barcelona i ka bere lojtarit.

Keshtu, zikalterit mund te jene te detyruar te pranojne shitjen e tij me lojtarin argjentinas qe do te shkonte te luante me Leo Messin.

Inter's Lautaro Martinez: 'Hard to beat Barca with Messi on the ...

Pavarsisht se ai kerkohet me ngulm edhe nga Premier League (City dhe Chelsea), zgjedhja e pare mbetet Barcelona dhe kjo edhe per shkak te mega-rroges qe katalanasit i kane ofruar atij.

Ajo nuk krahasohet aspak me oferten e rinovimit qe i ka bere Interi lojtarit edhe pse zikalterit deshirojne shume qe ai te rinovoje per te eleminuar edhe klauzolen.

Sipas Sport, oferta e Interit me ate te Barcelones ndryshon aq shume sa Lautaro Martinez nuk eshte menduar shume per te refuzuar oferten e pare te rinovimit.

Perballe 4 milione eurove qe i ka ofruar Interi, Barcelona i ka ofruar atij me shume se dyfishi, rreth 10 milione euro ne sezon plus te drejtat e imazhjit.

“Ne Camp Nou jane shume te bindur se shifrat jane ato te duhurat per te mbyllur kete operacion. E vetmja pengese do te ishte nese pronaret e Interit me Steven Zhang ne krye te rrisin oferten per sulmuesin argjentinas.”

Interi nga ana e saj nuk e ka rritur ende oferten e saj dhe agjenti Alberto Yaque qe “deri me tani nuk ka dashur kurre te flase per te ardhmen e lojtarit te tij, pak dite me pare eshte hedhur ne sulm qe lojtari qe ai perfaqeson te fitoje aq sa meriton.” Gjithmone sipas gazetes Sport.

Ne rast se Interi do te marre oferta te rendesishme, ata do ta mendojne nje shitje te tij por qellimi paresor eshte qe lojtari te qendroje ne Milano nen urdhrat e Antonio Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.