Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Italia zbulon: “Inter, gati nje rikthim i madh ne mbrojtje? Investim prej 20 milione eurosh.”

Sport Italia zbulon: “Inter, gati nje rikthim i madh ne mbrojtje? Investim prej 20 milione eurosh.”
Inter Club Staff

Interi mund te beje me te vertete nje rikthim te madh ne mbrojtje per sezonin e ardhshem 2020-2021.

Nuk behet fjale per ndonje TOP PLAYER, por per nje lojtar qe eshte rritur shume vitet e fundit dhe prandaj do te konsiderohej si nje goditje e madhe, per prespektiven qe ai ka perpara.

Po flasim per Zinho Vanheusden, i cili mund te beje pjese ne skuadren e Interit ne sezonin e ardhshem sipas te rejave me te fundit.

Sipas asaj qe shkruan Sport Italia, klubi zikalter po punon fort per te rikthyer ne baze mbrojtesin e lindur ne vitin 1999 dhe qe tani ndodhet tek Standarti i Liezhit.

Klubi zikalter me ne krye Ausilion, ka mundesine qe te aktivizoje klauzolen dhe ta riktheje ne shtepi lojtarin menjehere.

Klauzola parashikon qe per te bere kete, Interi duhet te paguaje rreth 20 milione euro tek klubi belg.

Pas dy sezonesh ne Belgjike, Vanheusden keshtu mund te rikthehet tek Interi dhe te beje pjese tek skuadra e pare e Interit, jo me tek primavera.

Por Interi nga ana e saj po tenton qe te ule kete shifer qe per momentin konsiderohet e larte, edhe pse talenti i tij nuk diskutohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.