Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport jep lajmin: “Ja data se kur do te mbyllet tratativa Inter-Barcelona per Lautaron. Gjithcka e mbyllur!”

Sport jep lajmin: “Ja data se kur do te mbyllet tratativa Inter-Barcelona per Lautaron. Gjithcka e mbyllur!”
Inter Club Staff

Nga Spanja cdo dite e me shume vijne konfirmime se maksi-shkembimi qe hipotezoi diten e djeshme Corriere dello Sport qe do te perfshinte Interin, Barcelonen dhe Manchester City do te ndodhe me te vertete.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja spanjolle, Sport, do te jete Nelson Semedo celesi qe do te zgjidhe enigmen e madhe.

Portugezi do te jete protagonisti i tratatives qe do lejoje Lautaro Martinez te shkoje tek Barcelona.

Keshtu, Nelson Semedo do te shkoje tek Manchester City dhe Joao Cancelo do te shkoje tek Interi duke ulur keshtu cmimin e agjentinasit per Barcelonen. Por ata nuk ndalen me kaq, dhe flasin edhe per detajet e kesaj tratative duke zbuluar edhe daten kur gjithcka pritet te mbyllet.

SPORT TREGON NDER TE TJERA ZBULON SE KALIMI I LAUTAROS TEK BARCELONA ESHTE DICKA E BERE TASHME – “Interi ka kerkuar nje lojtar nga Barcelona por duke i thene jo Semedo dhe Emerson Royal.”

“Ideja e pare e klubit qe luan ne Camp Nou ishte ajo qe te shiste Semedo dhe ato para ti perdorte per te paguar klauzolen e Lautaros.”

“Por kjo pagese do te ishte shume e larte per ta justifikuar kete investim ne buxhetin e saj. Prandaj ka dal ne pah ideja tjeter.”

“Keshtu, vemendja eshte kthyer nga Joao Cancelo: City eshte gati qe ta jape tek Barcelona lojtarin, ne kembim te Semedo. Nderkohe, Cancelo vete do te vinte me deshire tek Interi dhe Conte e preferon ate nder te tjeret.”

FORMULA FINALE DHE DATA E MBYLLJES – “Jorge Mendes, eshte pikerisht emri i tij qe eshte therritur nga Barcelona per te mbyllur kete marreveshje te madhe.”

“Ai eshte agjenti qe perfaqeson si Semedo e si Cancelo dhe prandaj po punon fort me Barcelonen dhe Manchester City.”

“Semedo ne kete moment nuk ka ndermend te rinovoje me katalanasit ndersa Cancelo deshiron te ike nga Premier League.”

“Mundesia e largimit drejt Interit e terheq shume ate dhe sipas Sport, kjo eshte shume afer mbylljes.”

“Ne kete marreveshje, pervec Cancelo, do te futet edhe Arturo Vidal i cili do te vleresohet me 20 milione euro.”

“Blaugranat do i paguajne keshtu Interit 60 milione euro cash, ndersa vleresimi i Cancelo do te jete 40 milione dhe i Vidal 20 milione.”

“Barcelona po tenton qe ta mbylle kete marreveshje gjate dates 18 dhe 22 maj dhe te zyrtarizoje gjithcka ne daten 01 qershor”, e mbyll shkrimin e saj Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.