Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset: “Nuk duhet te cuditeni aspak nese tek Interi ndodh e papritura me e madhe e merkatos: Conte mund te kerkoje shitjen e Eriksen.”

Sport Mediaset: “Nuk duhet te cuditeni aspak nese tek Interi ndodh e papritura me e madhe e merkatos: Conte mund te kerkoje shitjen e Eriksen.”
Inter Club Staff

Christian Eriksen nuk eshte aspak ne qender te projektit te Antonio contes tek Interi, ndryshe nga sa ishte menduar.

Lojtari erdhi tek Interi ne muajin janar pas nje tratative te gjate me Tottenham edhe pse per 6 muaj ai ishte ne skadence kontrate.

Danezi nuk e nisi shume mire tek Interi, sepse ishte totalisht jashte forme dhe gjendja fizike e tij ishte teper e dobet.

Karantina u duk se i beri mire atij per tu rikthyer ne forme dhe per tu pershtatur me skemat e Contes, por me kalimin e kohes u pa qe gjerat nuk ishin aspak keshtu.

Ai filloi te merte minuta pas rifillimit te kampionatit, por Interi me te sikur i humbi ekuilibrat e lojes se Contes, dicka qe u vu re kjo edhe nga eksperte te fushes.

Ai ne dy ndeshjet e fundit ka munguar dhe ka qene nje zgjedhje e dyte edhe pas nje si Borja Valero.

Prandaj, sipas Sport Mediaset, largimi i tij nga Interi nuk eshte aspak dicka qe duhet te perjashtohet kategorikisht.

“Nuk duhet te cuditeni aspak nese tek Interi ndodh e papritura me e madhe e merkatos: Conte mund te kerkoje shitjen e Eriksen.”

“Ai mund te kthehet ne nje mall shkembimi shume i rendesishem per Interin per te arritur tek ndonje lojtar qe deshiron Conte.”

“Kjo sepse nuk ka sens qe ai te qendroje ne nje skuader ku nuk vleresohet nga tranjeri. Ai nuk eshte as ndonje 17 vjecar i Primaveres qe te zevendesoje Borja Valeron ne minuten e 86 cdo ndeshje”, e mbyll shkrimin e saj Sport Mediaset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.