Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset zbulon: “Inter, ndaj Cagliarit do te perjashtohet nga formacioni nje TOP PLAYER? Conte ka vendosur…”

Sport Mediaset zbulon: “Inter, ndaj Cagliarit do te perjashtohet nga formacioni nje TOP PLAYER? Conte ka vendosur…”
Inter Club Staff

Me sa duket po konfirmohet ore pas ore ajo qe pritet te ndodhe neser paradite me formacionin e Interit.

Zikalterit do te zbresin ne fushe ne transferten e Cagliarit, ku perballe do te jete skuadra e Eusebio Di Francescos.

Keshtu, Conte duket se ka marre vendimin perfundimtar per sulmin: ne kete ndeshje nuk do e nise titullar Lautaro Martinez.

Ky eshte nje vendim i Antonio Contes, qe ka studiuar deri ne detaj formacionin perfekt qe do te hedhe ne fushen e lojes.

Ai shikon ne kete moment si me shume titullar Alexis Sanchez, qe nuk eshte pare i stresuar keto kohe, dicka qe ka ndodhur me Lautaro Martinez.

Ky i fundit ka pese ndeshje qe nuk po fiton dhe ka qene goxha i nervozuar edhe ne ndeshjen e fundit me Shakhtar.

Argjentinasi ne kete moment konsiderohet si nje perjashtim surprize nga formacioni, por ka pasur edhe nga ata qe e kane parashikuar dicka te tille menjehere pas gjestit te tij pas zevendesimit ne Champions League.

Sipas Sport Mediaset madje, ky vendim nuk ka lidhje me turnoverin, por me shume eshte pasoje e veprimit te tij ndaj Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.