Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stankovic, cfare fjalesh per Interin para ndeshjes se tij me Milanin: “Do ju them dicka: Interi eshte…”

Stankovic, cfare fjalesh per Interin para ndeshjes se tij me Milanin: “Do ju them dicka: Interi eshte…”
Inter Club Staff

Tashme ai po kalon nje aventure ne pankine, ne drejtimin e Yllit te Kuq te Beogradit, skuadren e zemres.

Dejan Stankovic, legjenda e Interit dhe protagonist i Tripletes zikalter ne 2010, do te perballet me Milanin diten e neserme per 1/16 e Europa League, tre dite perpara derbit te Milanos.

Por ai ka zgjedhur te jape nje intervite te perqendruar pothuajse te Interi perpara kesaj sfide, duke thene fjale shume te bukura per zikalterit.

“Ke nje fitore-bonus per te perdorur per keto dy derbi: cilin zgjedh?”, e pyet gazetari, por ai pergjigjet pasi mendohet per disa caste.

“Po zgjedh ate neser, por jo sepse nuk jam i dashuruar me Interin, jam thellesisht. Por sepse Serie A eshte e gjate dhe Europa League ka vetem dy ndeshje. Une tek Interi kam besim…”

Lojtari qe ka koleksionuar me Interin 326  ndeshje dhe ka ngritur me zikalterit 15 trofe, vazhdon me tej me intervisten e tij.

Ne karriere ti ke punuar me me te medhenjte…

“José, Mancio, Sinisa, Eriksson, Zaccheroni… Secilit kam kerkuar ti rrembej dicka, por ti kopjosh eshte e pamundur. Secili duhet te kete identitetin e vet. Po krijoj edhe une timin.”

Milanin, e ke frike?

“Menyra e tyre e te luajturt mbeshtetet te disa individe: kur i mendoj, me shkon mendja te Leao, Rebiz, Zlatan e keshtu me radhe. Por edhe per Theo, qe per Milanin vlen sa nje Maicon per Interin.”

Kane kaluar 11 vite nga kampionati i fundit i Interit.

“Do ju them dicka: Interi tashme eshte zot i fatit te vet. Mungesa ne kupa eshte nje avantazh. Uroj qe Ylli Kuq i imi ti dhuroje Interit nje Milan te lodhur.”

Cfare mendon per Conten?

“Eshte nje i forte, nuk i le asgje rastesise. Por jam shume i lumtur per Eriksen: ka pasur shume pak hapsire, por mund te beje diferencen. Ka dy kembe te mrekullueshme.”

Ne Milano Stakonovic nuk mungojne…”

“Jam shume i lumtur per Filip. Ai stervitet me skuadren e pare perkrah Handanovic, qe eshte idhulli i tij.”

“Po meson cdo dite. Por aty eshte edhe Aleksandar, 15 vjec. Perpara se gjithash, duhet te jene njerez te mire, pastaj vjen futbolli. Por ketu, ne ato nivele, nuk ka dhurata. Duhet ta meritosh.”

Nje enderr per ta realizuar?

“Jam nje femije i Yllit te Kuq, kam dale qe ketu, ta stervis eshte nje priviglegj. Do te jap gjithcka nga vetja deri ne fund.”

“Nuk dua te bej parashikime, por te ulem nje dite ne pankine ne Lazios dhe pastaj edhe te Interit, do te ishte mbyllja e nje cikli te mrekullueshem.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.