Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stefano Pioli hedh kunje per Interin: “Jane shkeputur shume? Ju them se kampionatet nuk fitohen ne…”

Stefano Pioli hedh kunje per Interin: “Jane shkeputur shume? Ju them se kampionatet nuk fitohen ne…”
Inter Club Staff

Stefano Pioli, tranjeri i Milanit, duket se e ka konsideruar si “shume shpejt” qe mediat te flasin per nje arratisje te Interit.

Ai ka folur diten e djeshme dhe ka derguar nje kunje per skuadren zikalter pikerisht perpara ndeshjes se Milanit ndaj Napolit.

“Nuk e besoj se mund te flasim qe tani per nje arratisje te Interit. Nuk mendoj se kampionatet na fitohen qe ne dhjetor.”

“Duhet te tentojme te bejme me mire se vitin e kaluar sepse Milani i ka mundesite te beje me mire nga sa kemi bere keto kohe.”

“Vitin e pare kemi bere 66 pike, vitin e dyte kemi bere 79 pike dhe tani objektivi yne eshte te bejme akoma edhe me mire.”

Nderkohe, me pas nje gazetar e ka pyetur Piolin per mesfushen e Interit duke i thene “Tek Interi, Brozovic, Barella dhe Calhanoglu kane luajtur 17 ndeshje nga 18: a qendron ketu diferenca?”

Pioli i eshte pergjigjur: “Ne duhet te mendojme per veten tone. Nese ulim kualitetin e madh qe kemi, atehere behet me e veshtire qe te fitojme ndeshjet.”

“Prandaj them se eshte shume heret per te folur tani per arrati te ndonje skuadre. Gjithcka eshte e hapur dhe e mundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.