Jose Mourinho, cfare fjalesh: “Ne matemi me Milan, Napoli e Atalanta. Per Inter nuk dua te flas sepse ata jane…”
Diten e djeshme Roma ka bere nje fitore te madhe 1-4 ndaj Atalantes, por ai nuk ka ndenjur pa permendur edhe Interin.
Pas ndeshjes, ai ka bere nje krahasim te vogel te Romes me disa nga skuadrat me ne forme ne Serie A, por ka refuzuar ta beje dicka te tille me Interin.
“Roma nje shpirt fantastik. Lojtaret kane ditur te luajne kunder nje Atalante qe nuk diti te na kontrollonte kurre per 90 minuta me radhe.”
“Jam shume i lumtur me lojtaret e mi. E kemi interpretuar ne menyren me perfekte lojen dhe dua ti bej komplimenta djemve.”
“Klasifikimi perpara? Mund te shikojme, por mund te shohim edhe pankinen tone ku kemi shume lojtare pa eksperience.”
“Dicka eshte te besh zevendesime per te nderruar lojtaret dhe dicka tjeter ti besh per emergjence totale.”
“Une mendoj se ndaj skuadrave si Atalanta, Milan apo Napoli, per te bere pike ndaj tyre, nuk mjafton puna taktike, por edhe karakter i forte.”
“Nuk dua te flas fare per Interin sepse per mua jane ne nje nivel qe nuk mund te krahasohen me asnje skuader tjeter ne Serie A. Kaq.”