Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stop te gjithe, flet ‘legjendari’ Jonathan: “Kam nje mesazh per te gjithe tifozet e Interit. Conte eshte nje…”

Stop te gjithe, flet ‘legjendari’ Jonathan: “Kam nje mesazh per te gjithe tifozet e Interit. Conte eshte nje…”
Inter Club Staff

Ne Brazil, me sakte te Atletico Paranaense, eshte nje lojtar qe po ben shume mire dhe po tregon cilesite e tij.

Po flasim per Jonathan Cícero Moreira, apo ashtu si e njohin te gjithe, thjesht si Jonathan. Tek Interi arriten deri aty sa ta quanin edhe ‘hyjnori’ (il Divino), deri dikiu me shaka.

Nderkohe, ai sot ka folur edhe per te kalauren e tij ne Milano: “Jeta ketu eshte e mire, edhe pse me coronavirusin ne Brazil nuk ka pasur shume situate te qete.”

E ndjek akoma Interin?

“Po, e ndjek nga larg. Arrij te shikoj ndonje ndeshje, jo te gjitha. E di qe zikalterit tani po luajne shume mire dhe jane ne vendin e pare ne klasifikim. Jam shume i lumtur.”

Te enjten eshte Parma-Inter, dy ish-skuadrat e tua ne Itali. Ku je gjendur me mire dhe pse?

“Te Parma kam qene mire, sepse kam pasur shume raste per te luajtur. Kam mesuar gjuhen tuaj. Por kur isha tek Interi ishim shum braziliane, dhe ishte nje tjeter gje.”

“Me zikalterit kam bere shume mire ne sezonin 2013-2014, por demtimi me beri qe te mbesja jashte per shume kohe.”

Kush ka qene momenti me i bukur tek Interi? Po me i keqi? Si dhe kujtimi i pare…

“Kujtimi i pare eshte mberritja ne Appiano Gentile: perfaqesonte nje plotesim te endrres sime, te luaja per Interin.”

“Sapo ishte fituar tripleta dhe gjeta aty lojtare te medhenj. Gjeja me e bukur ishte kur vershellimat u kthyen ne duartrokitje. Ne fillim ishte e veshtire per mua.”

“Zgjedh si moment te keq ato vershellima te tifozeve pas cdo gabimi. Njehere thashe se po bie bore dhe faji me siguri duhet te ishte i imi (qesh).”

Do ishe i lumtur sikur Interi te fitonte kampionatin?

“Interi ka mbetur ne zemren time. Me siguri do te isha shume i lumtur nese kjo do te ndodhte. Por me kujdes, ka ende shume ndeshje.”

“Por e perseris: Interi eshte ne zemren time. Kam nje mesazh per tifozet: i pershendes. Shume prej tyre i kam akoma ne rrjete sociale. Me shkruajne shpesh dhe me kane kerkuar edhe te rikthehem.”

“Kam shume besim te Conte. Eshte nje tranjer i madh qe nxjer me te miren e lojtareve qe kane ne dispozicion.”

E mbyllim me nje mesazh per tifozet zikalter…

“I dergoj nje peraqafim te ngrohte. Forca djema.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.