Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni, cfare fjalesh: “Ja ke lojtar me kujton Hakimi. Por une shpresoj qe Conte te besoje me shume te…”

Stramaccioni, cfare fjalesh: “Ja ke lojtar me kujton Hakimi. Por une shpresoj qe Conte te besoje me shume te…”
Inter Club Staff

Andrea Stramaccioni, ish-tekniku i Interit qe ne drejtimin e zikalterve ka fituar dy here nga tre derbit e luajtur me Milanin, eshte ndalur per mikrofonat e La Gazzetta dello Sport.

“Inter ka nje mbajtje topi te kodifikuar dhe qe ka arritur ne kete nivel fale prezences se disa lojtareve ne skuader.”

“Mbi te gjitha, me futjen e Christian Eriksen. Por duele si Lukaku-Romagnoli dhe De Vrij-Ibra do te jene shume te rendesishem, edhe pse ndeshje si keto shpesh here vendosen ne mesfushe.”

“Por meqe jemi te mesfusha, dua te shtoj se: Marcelo Brozovic eshte lojtari kyc qe ne shumicen e kohes e drejton ai manovren zikalter.”

“Te gjitha skuadrat kur perballen me te, e humbasin ate qarkullimin e topit ne menyre fluide sepse ai ben nje pune te mrekullueshme edhe pa top.”

“Por ne mesfushe do te kemi perballe Nicolo Barella dhe Franck Kessie, qe jane dy lojtare te mrekullueshem, motoret e skuadrave respektive.”

“Barella po rrite cdo dite, ndeshje pas ndeshje, ndersa kam bindjen se Kessie per te qene ne nje nivel tjeter duhet te kete edhe shoke te mire reparti.”

“Nese mesfusha e Milanit gjen koherat e duhura, ai mund te behet i papermbajtshem. Eriksen mezzala? Thjesht shpresoj shume qe Conte te vazhdoje ta hedhe ate ne fushen e lojes.”

“E kam thene gjithmone dhe e kam menduar se Eriksen sapo te futet ne mekanizma, ai mund te behet njeriu ne gjendje te ndryshoje Interin dhe komplet peshen e mesfushes se zikalterve.”

“Ne Itali pretendohet qe me nje lojtar te ri te arrihet menjehere diferenca.”

“Por jo, duhet kohe, duhet kohe per tu konsoliduar ne kete realitet te ri dhe sidomos ne nje realitet te kodifikuar si ai i Contes ku Eriksen nuk mund te kete lirshmerine qe ka pasur te Tottenham.”

“Nese danezi nuk do e niste derbin nga minuta e pare, do te zhgenjehesha shume dhe do te ishte nje hap prapa per rritjen e vazhdueshme te Interit.”

Theo Hernandez dhe Achraf Hakimi, kush e fiton duelin e kraheve?

“Hakimi eshte nje lojtar jashte serie per ket eInter, ai perfaqeson ate qe eshte edhe linja e kuqe e skuadres se Interit.”

“Ai eshte nje dem i vertete ne krahun e tij. Me karakteristika te ndryshme, por ai me kujton rrezikshmerine qe ka pasur Maicon tek Interi i Tripletes.”

“Kur ndryshon loje te Hakimi e di qe mund te gjenerosh nje rrezik, eshte gjithmone deciziv ne 16 metrat e fundit.”

“Theo ka menyren e tij atletike per te mos e vuajtur shume, por do te varet shume edhe nga shoket e tjere te repartit, sepse Interi perpara ka Lukaku dhe Lautaro Martinez qe therrasin mbrojtesat per ti ruajtur me kujdes.”

“Prandaj, pres te shoh shume shkendija te rendesishme ne ate korsi. Do te shohim te bukura ne kete derbi mendoj.”

Nderkohe, nje batute edhe per Lukaku-Ibrahimovic e duam…

“Ne kete moment, ata jane dy simbole te padiskutueshem te Interit dhe te Milanit. Ne raundin e fundit ka fituar Lukaku.”

“Por eshte e vertete qe jane keto ndeshje ku Zlatan ben diferencen. Te karikuar pas Kupes se Italise? E rendesishme eshte ndeshja e radhes, jo ajo qe ka kaluar.”

“Duhet te mendohet qarte dhe kthjellet perpar ase te hyet ne fushe. Jo te mendojne per ate zenke qe duhet te zhduket nga memoria e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.