Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

737 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri:”Guarin kerkoi falje. Duhet te jemi me te guximshem. Per Alvarez…”

Mazzarri:”Guarin kerkoi falje. Duhet te jemi me te guximshem. Per Alvarez…”
Donald Elmazi

DISAVANTAZHI- Ishte hera e pare qe pesnoim te paret dhe u duk renia per 5 minuta. Me pas zevendesimet dhe nje reagim qe na beri te meritojme kete fitore te vuajtur kunder nje skuadre te madhe me vlera te rendesishme.

MONTELLA- Montella thote se ne jemi per skudeto? Atehere une them qe Fiorentina eshte per Skudeto. Montella me lojtaret qe ka duhet te luftoje per titull me Napolin dhe Juven.

GUARIN- Ai beri pak gabime dhe ka kerkuar edhe falje. Ishte ne nje gjendje ankthi, pati nje moment jo te mire. I kerkoj publikut deri sa te mbaroje loja te mos krijoje zhurma perndryshe djemte kane me shume veshtiresi. Por eshte normale sepse kjo eshte nje skuader e madhe. Ai duhet te behet me i forte dhe jo te kushtezohet nga gabimet.

ANALIZA- Fakti qe kane luajture si nje spanjolle ka dhene nje pershtypje qe na mbizoteruan ne mbajtjen e topit. Ne 90 minuta Fiorentina e ka patur 52% ndersa ne 48%. Ne duhet te bejme manovren me te shpejte dhe te sulmojme vertikalisht dhe ketu duhet te rritemi. Fiorentina rastet e pastra i beri nga gabimet tona ne mesfushe. Me mbajtjen e tyre te topit kane bere shume pak. Ishte e parashikueshme nje Fiorentina me ate menyre te luajturi dhe ne duhet te benim me mire nisjet per kundersulm. Mund te shenonim dy here qe ne pjesen e pare. Provuam te presonim lart, na mungoji pak kurajo per ti presionuar me shume. Ata kane lojtare shume teknike, e provuam por nuk ia dolem. Mundesisht duhet te rritemi. Per mua keta djem po bejne dicka te mrekullueshme por ka akoma per te permirsuar. Duhet te jemi me shume cinike ne kundersulm dhe mbi te gjithe te presojme lart edhe te rrezikojme me nje numer te barabarte lojtaresh mbrapa. Me pas energjite, kur luhen tre ndeshje ne pak dite, fillojne te pakesohen.

 ALVAREZ- Si Hamsik? Tashme po e ben. Ai ka karakteristika te njejta me Hamsik. Nese heq ndonje difekt te vogel qe ka mund te luaje ne cdo zone te fushes. Ka force fizike dhe progresion perpos kontrollit te topit. Nese eshte me i vemendshem dhe i vazhdueshem mund te luaje edhe si mesfushor i brendshem sic bente Hamsik apo ne role te tjera.

JONATHAN- Eshte kenaqesi e madhe t’i ngresh moralin nje skuadre. Ne karrieren time kam falenderuar ata qe me vleresojne kaq shume dhe jane lojtaret. Historia ime eshte e perbere nga rezultatet ne baze te objektivave dhe duhet te falenderoj gjithmone lojtaret qe kane bere te mundur qe un te kem nje paraqitje te shkelqyer

Nese fola me Guarin? Po, ai eshte nje djale i shkelqyer, jep maksimumin. Duhet te jete i qete sepse nuk ishte dita jone me e mire dhe duhet te vazhdoje te luaje sic ai di, gjithsesi zgjedhjet i bej une.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.