Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni zbulon: “Inter? Me Morattin ndodhi e e pamundura. Ausilio me detyroi te genjeja…”

Stramaccioni zbulon: “Inter? Me Morattin ndodhi e e pamundura. Ausilio me detyroi te genjeja…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate dhe interesante te dhene nga Andrea Stramaccioni per mikrofonat e Tuttosport, ai ka folur edhe per eksperiencen e tij tek Interi.

I pari vend ku ai ndalet eshte kalimi i madh qe beri nga Primavera e Interit ne skuadren e pare.

“Mengjesin pasi fitova me Ajax, ku nder te tjera ishim ne te njejtin stadium ku Tottenham na kishte shenuar 7 gola vetem 7 muaj me pare, ndez telefomin dhe shikoj 2000 telefonata nga Piero Ausilio qe me shkruante:

“Andre, presidenti kete mengjes ka ide te cuditshme. Por cfare do gjeje qe ai te thote, ti refuzo. Ok Andre?”

“Ausilio me detyroi te genjeja, por kete e them per te vene ne dukje qe Piero me donte te miren, nuk eshte se donte te me bente keq. Interi ishte ne ate kohe e mbushur me pluhur, nje stuhi e vertete.”

“Kishte djegur tranjere te jashtezakonshem si Benitez, Gasperini dhe Ranieri. Piero donte qe une ta filloja rrugetimin tim nga Serie B.”

“Une ju pergjigja qe nuk isha budalla, e dija qe me fliste keshtu sepse me donte te mire, por une nje djalosh pak me shume se 30 vjec qe vija nga asgjeja, si mund te refuzoja Interin?”

“Do peshtyja veten gjithe jeten nese do i kisha thene jo. Nuk ben pjese ne karakterin tim, une nuk jam nje i paedokuar dhe kam punuar gjithe jeten time qe te luaja per nje shans kaq te madh.”

“Kur erhdi momenti i takimit, po shkoja me Samaden per te terhequr nje cmim. Me telefonon Ausilio dhe me thote: “Mos i thuaj as Robertos, gjej nje justifikim dhe eja menjehere ketu.”

“Dhe me dha adresen se ku duhet te paraqitesha. Une si aktor i konsumuar filloj te recitoj: “Shiko Robe, ka ndodhur nje emergjence, me duhet te largohem”. Keshtu zbrita nga makina dhe mora nje taksi me te shpejte.”

“Gjysme ore me vone kam telefonuar Ausilion per ti kerkuar shpjegime. Por ai, qe me shume mundesi ishte me loudspeaker (viva voce) me nje ton komplet te ndryshem nga ai me pare, me thote: “Jo Andre, jemi mbledhur ketu me presidentin, cdo gje po shkon mire. Po bejme pak muhabet, eja edhe ti. Jo per gje po sepse je i forte, je i madh.”

I paharrueshem ai takim me Morattin: “Pas tre minutash siketi, Moratti ndryshon ton, heq syzet dhe me shikon.”

“Me shikon mire, mer nje bllok me faqe te bardha bosh, nje stilolaps dhe me thote nje fraze qe nuk do e harroj kurre: “Atehere mister, ti si do e hidhje ne fushe kete Inter?”.

Dhe me jep mua bllokun dhe stilolapsin. E une i thashe ate qe mendoja veretete: qe skuadres, me demtimin e Sneijder, i mungonte nje playmaker i vertete ne mesfushe dhe ai mund te ishte Stankovic.”

“Me pas i them qe Chivu nuk mund te rrinte me jashte dhe Milito nuk mund te vihej ne balotazh me Pazzinin. Pas pesedhjete minutash, doli ne nje perfundim.”

“E di se cfare them une? Se nuk me plas fare ajo qe do te mendojne njerezit. Por ti je tranjeri i ri i Interit”. Bam. Ngriva ne karrige. Ndodhi e pamendueshmja.”

Ajo qe karakterizoi ate aventure ishte edhe raporti me Antonio Cassanon: “Kur Interi ka filluar te kishte probleme per sa i perket shitjes se klubit nga ana e Morattit, shume pjese te struktures filluan te lekundeshin sepse lidhja me presidentin ishte patriarkale.”

“E me siguri Antonio, ne fazen e dyte te sezonit, u pa me pak ne qender te projektit. Aty nisen problemet per te. Ai donte nje pergatites personal por me shpjegoi se tek Interi, ne ndryshim me klubet e tjera, ai nuk e kishte nje te tille.”

“Ne fund ndodhi ajo qe te gjithe e dini. Nese do te kthehesha pas, do te doja te kuptoja me shume. Nuk dua te perdor fjalen te mbrohesha. Por ne ato momente, nje si Antonio duhet kuptuar me shume.”

“Nderkohe une i mora me gjoksin perpara disa situata, duke besuar ne thelb se ndermejt nesh kishte nje raport.”

“Por situata degjeneroi ne menyre paradoksale me shume nga sa do te ndodhte nese ai do te kishte qene nje lojtar normal.”

“Kjo sepse une, per ate qe kisha bere per te, prisja me shume nga ai. Dhe e njejta gje vlente edhe per te per sa i perket mua.”

“Spt nuk do e beja dhe nuk ka probleme ta them kete gje. Ashtu si i thashe ne te nxehte edhe presidentit, se edhe pse lojtari e kishte kaluar limitin me mua, ai qe kishte gabuar isha une.”

“Ai ka qene nje nga gabimet me te medha te karrieres sime te re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.