Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, me ne fund vjen parametri 0 i pare per kete sezon pas tre deshtimesh: tani e ka radhen Conte!

Inter, me ne fund vjen parametri 0 i pare per kete sezon pas tre deshtimesh: tani e ka radhen Conte!
Inter Club Staff

Interi ben goditjen e saj te pare ne kete merkato: zikalterit kane arritur te sigurojne sherbimet e Georgios Vagiannidis, mbrojtes krahu i ditelindjes 2001.

Lojtari eshten e skadence kontrate me Panathinaikos dhe do te vije tek Interi pas nje pune te jashtezakonshme te Ausilios dhe Marottes.

Per klubin zikalter, sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, behet fjale per parametrin zero te pare te suksesshem pas tre deshtimesh radhazi.

“Ne tentativen e katert, me ne fund merkato e lojtareve qe jane ne skadence i ka dhene Interit nje buzeqeshje.”

“Georgios Vagiannidiska firmosur me Interin deri ne vitin 2024. Me ne fund prishet seria e ‘jo’-ve qe kishte marre Interi dhe qe kishte nisur ne shkurt me Tahith Chong.”

“Gjithckam e pas perfundoi me kthimin pas te papritur te Dries Mertens qe rinovoi me klubin aktual.”

TOPI PER CONTEN – “Shume shpejt lojtari do te jete ne Itali per te bere vizitat mjekesore dhe per te firmosur kontraten qe do e lidhe me klubin zikalter per kater vite.”

“Me pas do i takoje Antonio Contes qe ta vleresoje lojtarin pas grumbullimit nese ai do te jete i zoti te luaje dot si mesfushor krahu ne nje mbrojtje me tre, apo mund te luaje i trete ne qender.”

“Gjithcka do te vendoset gjate veres por ideja fillestare e Interit eshte se ky investim po behet per ta mbajtur lojtarin.”

TENTATIVA E KATERT – “Tahith Chong, nje tjeter talent ne prespektive ne fund vendosi qe te rinovonte me Manchester United sepse nuk ishte shume i bindur per projektin e Interit qe kishte menduar ta huazonte.”

“Me pas, Oliver Giroud – i vetmi qe nuk kishte mundesi manovrimi – ka qene i detyruar te dorezohet perballe klauzoles se rinovimit automatik qe kishte kontrata me Chelsean.”

“Nderkohe Mertens ka zgjedhur vete qe te rinovoje me De Laurentiis pikerisht kur Interi mendoi se e kishte ne dore.”

“Gjithesesi te gjithe e kane ditur qe prioriteti i tij ka qene Napoli.”

“Keshtu, Interi me ne fund arrin te beje goditjen e pare me parameter 0 pas tre deshtimesh por eshte nje goditje shume e rendesishme sepse ne garen per te jane mundur klube si City, Arsenal dhe Barcelona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.