Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sulmi i Interit, Conte ka vetem nje deshire: “Marotta po tenton gjithcka: kushton 40 milione euro.”

Sulmi i Interit, Conte ka vetem nje deshire: “Marotta po tenton gjithcka: kushton 40 milione euro.”
Inter Club Staff

Eshte Andrea Belotti ne mendjen e Antonio Conten per nje te ardhme te sulmit te Interit nese nga zikalterit do te largohej Lautaro Martinez.

Sipas asaj qe shkruan calciomercato.com, ne fakt, tranjeri zikalter e ka rrethuar me te kuqe emrin e sulmuesit prej kohesh.

Por dicka te tille e ka perforcuar akoma me shume edhe paraqitja shume e mire e sulmuesit te Torinos ne ndeshjen e djeshme ndaj Udineses.

Ai ka arritur te shenoje ne kete ndeshje dhe keshtu, edhe njhere tjeter ka kapur dy shifra ne sasine e golave kete sezon.

Por sipas Calciomercato.com, vlera e merkatos se Belottit ne kete moment vertitet diku tek 40 milione euro.

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, vetem e vetem qe te kenaqe tranjerin e tij eshte gati qe te vere ne tavolinen e diskutimeve nje ndermjet Gagliardini, Pinamonti ose… Nainggolan.

Ninja ne fakt mund te jete pikerisht celesi i kesaj tratative: “Per kete motiv, ky operacion eshte shume i mundshem se Torino e enderron ne skuader nje si Nainggolan.”

“Problemi i vetem ne kete moment eshte Cairo, presidenti i Torinos qe nuk deshiron qe te shitet Belotti.”

“Por lojtari eshte ne skadence ne vitin 2022 dhe vleresohet me 40 milione euro: perballe nje oferte si kjo, Torino mund te thyhet. Marotta nderkohe po tenton gjithcka per te arritur nje marreveshje paraprake me Torinon dhe te jete gati ne rast se Lautaro largohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.